Tendosja apo ngërçi në pulpën e nëngjurit, që mund të përhapet edhe në kofshë, shpesh tregon ngushtimin kritik apo mbylljen e tërësishme të arteries së këmbës.
Kohë pas kohe tendosja ose ngërçi në pulpën e nëngjurit, mund të shfaqet për shkak të mungesës së mineraleve në trup, më së shpeshti për shkak të djersitjes së tepërt, por shpesh tregon edhe ngushtimin kritik por edhe mbylljen e plotë të arteries së këmbës, transmeton Telegrafi.
Vendi i tendosjes, përkatësisht i dhembjes, tregon që problemi me siguri është në arteriet e kofshës, por mund të ekzistojnë edhe ngushtim i arterieve në gilca apo në komblik, përkatësisht në bark.
Në këtë rast është i domosdoshëm kontrolli, i cili nënkupton prekjen e pulseve në këmbë dhe përcaktimin e pranisë ose mungesës së ndryshimeve në lëkurën e shputave për shkak të ishemisë.
Pastaj pason përcaktimi i indeksit kolor-dopler, me të cilin përcaktohet raporti i shtypjes së gjakut në këmbë dhe i shtypjes së gjakut në duar, të cilin mjekun e orienton se në cilën masë organizmi nuk ka mundur që nëpërmjet enëve të vogla të gjakut të sigurojë furnizim të këmbës me gjak.
Pas kontrollit, mjeku vendos a është e nevojshme të bëhet menjëherë angiografia apo incizimi i enëve të gjakut me kontrastin dhe të ndërmarrë disa nga metodat e rivaskularizimit, siç është vendosja e stentës apo bypasit.
Në rastin kur përcakton që nuk ka ngushtim kritik të enëve të gjakut, rekomandon shërimin me barna.
Është shumë me rëndësi edhe ecja e përditshme, madje përtej kufijve të dhembjeve, sepse përmirëson qarkullimin e gjakut.
Është me rëndësi të madhe edhe ndërprerja e pirjes së duhanit, sepse është konstatuar që duhani përshpejton dhe përkeqëson arterosklerozën dhe domosdo çon në komplikime, nga të cilat më i vështiri është shfaqja e gangrenës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjashtë sjellje “qetësuese” që në fakt shkaktojnë më shumë ankth
Faktorët etiologjik dhe metodat diagnostike të osteoporozës
Te disa njerëz shpesh shfaqet nevoja të shkojnë në tualet kur janë duke bërë blerje: Mjeku zbulon se çfarë fshihet pas saj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron