LAJMI I FUNDIT:

Ngelet në mes të detit me dallgë, policia kufitare shpëton turisten sllovake në Himarë

Ngelet në mes të detit me dallgë, policia kufitare shpëton turisten sllovake në Himarë

Policia Kufitare e Himarës ka njoftuar sot se i ka ardhur në ndihmë një turisteje nga Sllovakia, të cilës iu rrezikua jeta për shkak të dallgëve të larta të detit.

Gjatë patrullimit të zonës së plazhit nga Policia Kufitare, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurt për pushuesit, është marrë njoftim nga salla operative e Komisariatit të Policisë Himarë, se një turisteje, e cila ishte futur në det me një mjet lundruese tip “Kanoe”, në plazhin e Qeparoit, Himarë, për shkak të dallgëve të larta të detit, po i rrezikohej jeta dhe e kishte të pamundur të kthehej në breg.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet për t’i ardhur në ndihmë turistes nga Sllovakia, e cila falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe punës profesionale, u nxor në breg në gjendje të mirë shëndetësore, ka njoftuar policia. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori