LAJMI I FUNDIT:

Ngec transferimi i Elvir Gashijanit te Hajduk Spliti, mediat kroate zbulojnë arsyen

Ngec transferimi i Elvir Gashijanit te Hajduk Spliti, mediat kroate zbulojnë arsyen

Transferimi i 17-vjeçarit Elvir Gashijani nga Llapi te Hajduk Spliti ka ngecur për arsye financiare.

Para disa ditësh u raportua se Hajduku ka rënë dakord për gjithçka me Lapin për transferimin e Elvir Gashijanit, 17-vjeçarit të talentuar, ku lajmi u konfirmua inderekt edhe nga vetë lojtari, i cili ka shpërndarë një postim në rrjetet sociale.

Hajduku u tha se do të paguajë 200 mijë euro dhe se do t’i japë Lapit një përqindje relativisht të vogël nga çdo transferim i ardhshëm.


Mirëpo, sipas Index.hr, Hajduk nuk do ta paguajë fare transferimin e Gashijanit, por t’i japin ekipit llapjan vetëm një përqindje nga transferimi i ardhshëm.

Elvir Gashijani, djaloshi që po bën ëndrrat realitet në futbollin e Kosovës
Lexo po ashtu Elvir Gashijani, djaloshi që po bën ëndrrat realitet në futbollin e Kosovës

Situata u ndërlikua

Sipas mediumit kroat ka pasur një ndërlikim në negociata, pasi kosovarët kërkojnë 300 mijë euro dëmshpërblim dhe Hajduk nuk pranon ta paguajë.

Përkatësisht, Hajduk nuk paguan kompensim për lojtarët e rinj që vijnë në ekipet e moshave, kështu që nuk do të paguajë as për Gashijanin.

Gashijani është një mesfushor që mund të luajë edhe si sulmues anësor dhe te Llapi këtë sezon ka ardhur nga 2 Korriku si lojtar i lirë. Ai hyri menjëherë në ekipin e parë dhe bëri 13 paraqitje, dy gola dhe një asistim këtë sezon.

17-vjeçari ishte i mrekullueshëm në kualifikueset për Euro U-19, ku shënoi dy gola dhe tre asistime në tre ndeshje për ekipin e Kosovës U-19.

Gashijani thuhet se edhe pse këtë sezon ka luajtur me ekipin e parë të Llapit, është mjaft e qartë se nëse transferohet te Hajduk Spliti, fillimisht do të jetë në akademi dhe do të zhvillohet atje.

Hajduku kërkon ta sjellë si peng për të ardhmen, jo si një lojtar që do të depërtojë menjëherë në ekipin A. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Ligat tjera
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori