Ngannou e mposht me nokaut brutal Miocicin dhe fiton titullin e botës në peshat e rënda UFC

Francis Ngannou është bërë kampion bote i peshave të rënda në UFC pasi rrëzoi në mënyrë brutale kundërshtarin e tij Stipe Miocic në ngjarjen kryesore në UFC 260.
Të dy luftëtarët u takuan në oktagon tre vjet më parë, me Miocic që doli fitimtar me vendim unanim.
Por, luftëtari kamerunas ka fituar shpejt hakmarrjen ndaj Miocic në meçin e zhvilluar në Las Vegas në mëngjesin e së dielës.
Ngannou ndaloi orën dhe fitoi përballjen me një grushtim brutal 52 sekonda pas raundit të dytë.
34-vjeçari në fakti i dha një seri grushtesh që tronditën kundërshtarin e tij Miocic.
Ai pastaj dha një goditje burtale me dorë të majtë e cila e përplasi Miocic për tokë dhe gjithçka përfundoi.
Me të vërtetë ishte një nokaut mahnitës dhe mund ta shikoni më poshtë disa video ka ky meç. /Telegrafi/
https://twitter.com/DnishIdlan/status/1376030607566770178



















































