LAJMI I FUNDIT:

Nga Zhegrova te Aro Muric e Leart Paqarada, pesë futbollistët më të vlerësuar të Kosovës në fundjavën që lamë pas

Nga Zhegrova te Aro Muric e Leart Paqarada, pesë futbollistët më të vlerësuar të Kosovës në fundjavën që lamë pas

Fundjava është e bukur për adhuruesit e futbollit pasi luhen mijëra ndeshje në mbarë botën, por bëhet edhe më e bukur kur futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës shkëlqejnë në klubet e tyre.

E fundjavën që lamë pas reprezentuesit kosovarë kanë shkëlqyer në klubet ku luajnë.

Telegrafi në bashkëpunim me faqen e specializuar për statistika ‘SofaScore’, ju sjell pesë kosovarët me notat më të larta në vikend.


Edon Zhegrova ka qenë fantastik në fitoren e Lille 2-0 ndaj Racing Strasbourg në Ligue 1 të Francës.

Sulmuesi i Kosovës e nisi ndeshjen nga minuta e parë, derisa qëndroi në fushë për 73 minuta.

Prishtinasi preku 67 herë topin, kishte tre pasime kyç, dy shanse të mëdha të krijuara, tre driblime të suksesshme një penallti të fituar dhe shtatë duele të fituara.

Zhegrova mori notë 7,6 nga SofaScore duke qenë futbollisti kosovar me notën më të lartë.

Notë të lartë pati edhe Arijanet Muric dhe paraqitje fantastike në fitoren e Burnleyt 3-0 ndaj Prestonit.

Aro bëri dy pritje, derisa mbajti portën e paprekur dhe pati 88 për qind të pasimeve të sakta.

Reprezentuesi kosovar mori notë 7,4 duke qenë ndër më të vlerësuarit te skuadra angleze.

Golin e parë në Australi e gjeti edhe mesfushori Valon Berisha. Ylli i dardanëve luajti ndaj Perth Gloryt në fitoren 4-3 të skuadrës së tij Melbourne Victory.

Përveç një goli të shënuar, Berisha preku 45 herë topin, pati dy pasime kyçe si dhe 27 të sakta.

Sa i përket harkimeve të sakta i kishte tre, derisa tre duele i fitoi. 30-vjeçari ishte ndër më të mirët në fushë te Melbourne Victory dhe mori notë 7,4.

Paraqitje shumë të mirë pati edhe qendërmbrojtësi kosovar i Luzernit, Ismajl Beka.

Luzern luajti baras 1-1 ndaj Luganos, derisa Beka ishte fantastik në qendër të mbrojtjes.

23-vjeçari bllokoi katër gjuajtje, pati pesë spastrime, ndërpreu një aksion si dhe fitoi pesë duele duke u notua me notë 7,4.

Formë të mirë ka shfaqur edhe Leart Paqarada në fitoren e St Paulit me rezultat minimal 1-0 ndaj Kaiserslautern.

Kapiteni i skuadrës gjermane luajti 90 minuta, derisa pati 92 prekje të topit, ku kishte 45 pasime të sakte ndër to dy kyçe.

Paqarada pati dy harkime të sakta si dhe fitoi dy duele duke u notuar me notë 7,3. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani

”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani

Ligat tjera
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golave ndaj Southamptonit

Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golave ndaj Southamptonit

Premier League
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

La Liga
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Premier League
Kalo në kategori