Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer thuhet se ka bërë gati listën e dëshirave për t'i transferuar në afatin kalimtar veror.

Djajtë e Kuq kanë të ngjarë të përqendrojnë vëmendjen e afatit kalimtar në transferimin e një mbrojtësi të djathtë dhe një mesfushori të ri qendror pasi klubi vendosi të emërojë Ole Gunnar Solskjaer në mënyrë të përhershme si trajner.


Trajneri norvegjez ka bërë përshtypje pozitive që kur mori detyrën e përkohshme nga Jose Mourinho në dhjetor, duke fituar 14 nga 19 ndeshjet e tij në krye të ekipit.

Solskjaer Man Utd Ole Gunnar Solskjaer (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Por, për të gjitha sukseset e tij në vend dhe në Evropë, Solskjaer do të përgëzohet dhe do t'i ofrohen transferime yjesh për sezonin e ri.

Sportsmail ka përpiluar një listë me gjashtë lojtarë që e gjejnë veten në radarin e klubit për afatin kalimtar të verës.

Aaron Wan-Bissaka

Aaron Wan Bissaka Aaron Wan-Bissaka (Foto: Marc Atkins/Getty images/Guliver)

Pozita: Mbrojtës i krahut të djathtë Çmimi: 40 milionë funteJoao Cancelo

Cancelo Juventus 1 Joao Cancelo (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Pozita: Mbrojtës i krahut të djathtë

Çmimi: 65 milionë funte Saul Niguez

SaulNiguez Saul Niguez (Getty Images/Guliver)

Pozita: Mesfushor qendror   Çmimi: 80 milionë funte Ivan Rakitic

Rakitici Ivan Rakitic (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Pozita: Mesfushor qendror    Çmimi: 55 milionë funte Marco Verratti

Verratti Matic Marco Verratti (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Pozita: Mesfushor qendror Çmimi: 90 milionë funte Toni Kroos

Kroos1 Toni Kroos (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Pozita: Mesfushor qendror Çmimi: 50 milionë funte /Telegrafi/

telegrafi sport app