Për momentin, Real Madrid nuk është i interesuar të bëjë një ofertë për Kylian Mbappen, sipas asaj që raporton AS.

Los Blancos janë të befasuar nga thashethemet e pafundme që i lidhin ata me lojtarin kur është e qartë se ata nuk janë të përgatitur të bëjnë një ofertë për ta nënshkruar atë.


Bordi i Real Madridit qeshi me çmimin e raportuar të PSG-së prej 250 milionë eurosh për Mbappen, me një burim të afërt me hierarkinë e Madridit që pretendon se madrilenët nuk ka ndërmend të paguajë diku afër kësaj tarife.

Klubi spanjoll gjithashtu e kupton se do të kushtojë më shumë se 300 milionë euro nëse vendosin të transferojnë Mbappen këtë verë duke marrë parasysh tarifën e transferimit dhe pagën e tij.

Kështu, Real Madridi po priret të presë që lojtari të arrijë si lojtar i lirë në vitin 2024.

Carlo Ancelotti tashmë po punon për një formacion të ri që nuk ka nevojë domosdoshmërisht për një qendërsulmues. /Telegrafi/

telegrafi sport app