LAJMI I FUNDIT:

Nga Salah te Haaland, Verratti dhe Alaba – Formacioni i mbushur me yjet që nuk do të luajnë në Kupën e Botës

Nga Salah te Haaland, Verratti dhe Alaba – Formacioni i mbushur me yjet që nuk do të luajnë në Kupën e Botës

Kupa e Botës “Katar 2022” do të zhvillohet mes nëntorit dhe dhjetorit, teksa tashmë janë plotësuar edhe 32 ekipet kombëtare që do të marrin pjesë.

Ditëve të kaluara u kompletuan të gjitha grupet për Kupën e Botës “Katar 2022”, por aty do të mungojnë edhe plot kombëtare të njohura.

Më e madhja padyshim se është Italia, e cila është fituese e “Euro 2022”, teksa do të mungojnë edhe kombëtare si ajo e Austrisë, Norvegjisë, Suedisë, Algjerisë, Egjiptit apo edhe ajo e Kolumbisë.


Këto kombëtare janë të mbushura me yje të futbollit botëror ditëve të sotme dhe shumë nga këto yje nuk do të mund t’i shohim në Katar.

Kompletohet të gjitha grupet për Katar 2022 - Australia, Kosta Rika dhe Uellsi morën biletat e fundit
Lexo po ashtu Kompletohet të gjitha grupet për Katar 2022 - Australia, Kosta Rika dhe Uellsi morën biletat e fundit

Mediumi britanik The Mirror ka publikuar një formacion të ‘frikshëm’ me yjet që nuk do të luajnë në Kupën e Botës të këtij viti.

Në portë do të mungojë Jan Oblak, ndërsa në mbrojtje emra si Juan Cuadrado, David Alaba, Leonardo Bonucci dhe Andreë Robertson.

Në mesfushë nuk do të luajnë në Katar yje si Marco Verratti, Franck Kessie dhe Martin Odegaard, ndërsa në sulm emra si Mohamed Salah, Erling Haaland dhe Riyad Mahrez.

Në bankën rezervë, Mirror ka zgjedhur emra si Gianluigi Donnarumma, Oleksandr Zinchenko, Giorgio Chiellini, Marcel Sabitzer, Jorginho, Zlatan Ibrahimovic dhe Luis Diaz.

Megjithatë, këta nuk janë të vetmit pas nuk janë përfshirë as emra tjerë si Nicolo Barella, Ismael Bennacer, Andriy Yarmolenko dhe shumë të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Italia i thotë lamtumirë ëndrrës për vendin e pestë në Ligën e Kampionëve

Italia i thotë lamtumirë ëndrrës për vendin e pestë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Formacioni i mundshëm i Kloppit me tri përforcime te Real Madridi

Formacioni i mundshëm i Kloppit me tri përforcime te Real Madridi

La Liga
Courtois zbulon pse Real Madridi u eliminua nga Arsenali, shkak një lojtar

Courtois zbulon pse Real Madridi u eliminua nga Arsenali, shkak një lojtar

Liga e Kampionëve

"Pa të në fushë Man Utd do të luftonte për mbijetesë" - Rio Ferdinand tregon lojtarin më të rëndësishëm të Djajve të Kuq

Premier League
Rashford i vendosur për t'u bashkuar me gjigantin evropian në verë

Rashford i vendosur për t'u bashkuar me gjigantin evropian në verë

Premier League
Mësohen skuadrat gjysmëfinaliste në Ligën e Evropës dhe Konferencës - Dominim nga ekipet angleze

Mësohen skuadrat gjysmëfinaliste në Ligën e Evropës dhe Konferencës - Dominim nga ekipet angleze

Liga e Evropës
Kalo në kategori