LAJMI I FUNDIT:

Nga Rusia refuzojnë të përgjigjen nëse do të fillojnë luftën nukleare për shkak të Ukrainës

Nga Rusia refuzojnë të përgjigjen nëse do të fillojnë luftën nukleare për shkak të Ukrainës

Dimitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit, nuk u përgjigj në pyetjen se a ekziston mundësia e luftës nukleare, pavarësisht këmbënguljes se lufta e Putin në Ukrainë nuk do të duhet të pengojë asnjë marrëveshje mes Rusisë dhe SHBA-së për “frenimin” e garës të armëve bërthamore.

Petkov, si dhe ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, më herët kishin thënë se në luftën e Ukrainës do të përdoren vetëm armët konvencionale, megjithëse televizioni shtetëror rus, i cili reflekton mendimet e Kremlinit, gjatë gjithë kohës ka folur për mundësinë e një lufte bërthamore, shkruan Newsweek.com.


Por gjatë të enjtes, Peskov i u shmang pyetjes për mundësinë e një lufte bërthamore, ndërsa për RIA Novosti tha: “unë besoj se një media duhet të jetë aq profesionale sa që të mos bëjë pyetje të tilla, e edhe ata që janë duke u intervistuar duhet të jenë aq të mençur sa të mos përgjigjen në këto pyetje”, transmeton Telegrafi.

Spektri i armëve bërthamore ka mbetur si hije në luftën e Ukrainës, prej se Putin me 27 shkurt, vetëm tre ditë pas fillimit të luftës, urdhëroi forcat e tij nukleare që të jenë në gjendje të lartë gatishmërie.

Në prill, Rusia e kreu me sukses testin e raketës Sarmat, një raketë nukleare balistike me kapacitet veprimi ndërkontinental, raketë kjo për të cilën Putin tha se do t’i bëjë kundërshtarët e tij të mendojnë dy herë para se të veprojnë.

Ndërsa ekspertët kanë hedhur dyshimet e tyre në çështjen se nëse Putin do t’i përdorte armët nukleare në rast se lufta do të kthehej kundër tij. /Telegrafi/