Nata më e madhe e modës nuk zhgënjen kurrë.

Met Gala vazhdon të mbetet një prej ngjarjeve më të mëdha të modës në botë e cila ndiqet me shumë interes nga miliona njerëz në mbarë globin.


Edhe sivjet yje të shumtë me renome ndërkombëtare u panë të pranishëm në Muzeun Metropolitan të Arteve në New York për eventin Met Gala 2023, tema e të cilit këtë vit ishte "Karl Lagerfeld: A Line of Beauty".

met1

Tematika ishte një dedikim për stilistin e njohur gjerman i cili gjithë jetën ia dedikoi modës dhe në veçanti markës "Chanel". Ai u nda nga jeta në vitin 2019 në moshën 85-vjeçare.

E duke qenë se tema e Met Gala 2023 ishte një dedikim për Karlin, pjesa dërrmuese e të ftuarve VIP zgjodhën pamjet bardh e zi, të cilat ishin dy ngjyrat e preferuara të Lagerfeldit.

Shumë prej veshjeve gjithashtu kishin perla, zinxhirë dhe gjerdanë - pasi aksesorët ishin një element kyç i stilistit të ndjerë gjerman me famë botërore.

met2

Pjesë e ngjarjes më të madhe vjetore në industrinë e modës kanë qen edhe tri këngëtaret shqiptare me famë botërore: Ava Max, Rita Ora dhe Dua Lipa.

Kjo e fundit ka pasur një rol shumë të rëndësishëm pasi ka qenë një nga bashkë-nikoqiret e këtij viti.

Të tri artistet shqiptare shkëlqyen me dukjen e tyre në eventin e madh të modës, ku njëra dukej më e bukur se tjetra.

Shije të mirë në tapetin e kuq lanë edhe yjet tjerë me famë ndërkombëtare si këngëtarja Rihanna, motrat Kardashian-Jenner apo edhe modelja Paris Hilton - e cila për herë të parë në jetën e saj mori pjesë në një Met Gala.

Telegrafi ju sjell më poshtë disa nga paraqitjet më të bukura sivjet në Met Gala 2023:

Ava Max

ava

Rita Ora

a1

Dua Lipa

a2

Paris Hilton

a3

Kim Kardashian

a4

Jennifer Lopez

jenifer

Kylie Jenner

kyl1

Kendall Jenner

kyl2

Maluma

mal1

Lil Nas X

mal2

Taika Waititi

taika

Gigi Hadid

taika2

Cardi B

taika3

Billie Eilish

taika4

Jared Leto

taika5

Doja Cat

doja1

Irina Shayk

doja2

Emily Ratajkowski

doja3

Pete Davidson

doja4

Michaela Coel

s1

Naomi Campbell

s2

Rihanna

s3

Janelle Monáe

s4

Gisele Bundchen

s5

Nicole Kidman

s6

Phoebe Bridgers

s7

Bad Bunny

s8 Foto: Getty Images