LAJMI I FUNDIT:

Nga një mesatare prej 300 rastesh në ditë, dy muaj më parë – Zvicra aktualisht numëron dhjetëfish raste më shumë me COVID-19

Nga një mesatare prej 300 rastesh në ditë, dy muaj më parë – Zvicra aktualisht numëron dhjetëfish raste më shumë me COVID-19

Në 24 orët e fundit, autoritetet zvicerane kanë raportuar për rreth 2835 infeksione të reja me coronavirus.

Sipas mediave zvicerane, përcjell Telegrafi, numri i testeve të kryera, përfshirë edhe Lihtenshtajni, është 29,407.


Autoritetet gjithashtu kanë raportuar për 9 vdekje të reja në lidhje me coronavirusin si dhe është bërë e ditur se 80 persona të tjerë u shtruan në spital.

Ndërkohë, mediat zvicerane të hënën kanë raportuar se në 72 orët e kaluara, 6,832 infeksione të reja me coronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (FOPH) nga Zvicra dhe Lihtenshtajni.

Të dhënat rreth rasteve, shtrimeve në spitale dhe vdekjeve nga COVID-19 në Zvicër, të publikuara nga Blick.ch – të publikuara të hënën, më 6 shtator

Këto rezultate kishin dalë nga një numër prej 100,028 testeve të kryera.

Situatë e rëndë në Zvicër me COVID-19: Vetëm gjatë gushtit, aeroplanët e ambulancës fluturuan të paktën 21 herë për në Prishtinë
Lexo po ashtu Situatë e rëndë në Zvicër me COVID-19: Vetëm gjatë gushtit, aeroplanët e ambulancës fluturuan të paktën 21 herë për në Prishtinë

Të dhënat kanë treguar edhe për 19 vdekje të reja në lidhje me coronavirusin si dhe 117 persona të tjerë të shtruar në spital.

Por nëse bëhet një krahasim me 72 orët e fundit të raportuara një muaj më parë (e hënë, 9 gusht), i bie që ka pasur një rritje të madhe të rasteve të reja, përcjell Telegrafi.

Të dhënat rreth rasteve, shtrimeve në spitale dhe vdekjeve nga COVID-19 në Zvicër, të publikuara nga Blick.ch – të publikuara të hënën, më 9 gusht

Kjo pasi që gjatë asaj periudhe ishte raportuar për 3144 raste të reja me coronavirus gjatë fundjavës.

“Në 72 orët e fundit, 3144 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (FOPH) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit. Numri i testeve të kryera është 57,281. BAG gjithashtu raporton 0 vdekje të reja në lidhje me coronavirusin. 38 persona të tjerë u shtruan në spital”.

Pushime dhe para të gatshme: Këto janë ‘bonuset e vaksinimit kundër COVID-19’ që kompanitë zvicerane po u japin punonjësve të tyre
Lexo po ashtu Pushime dhe para të gatshme: Këto janë ‘bonuset e vaksinimit kundër COVID-19’ që kompanitë zvicerane po u japin punonjësve të tyre

Dhe nëse bëhet një krahasim me fillimin e muajit korrik, ku mesatarisht kishte rreth 300 raste të reja me COVID-19, i bie që tanimë ka një ndryshim edhe më të madh, madje dhjetëfish më shumë raste të reja ditore me COVID-19.

Të dhënat rreth rasteve, shtrimeve në spitale dhe vdekjeve nga COVID-19 në Zvicër, të publikuara nga Blick.ch – të publikuara më 6,7 dhe 8 korrik

Ndryshe, mediat zvicerane ditëve të fundit kanë raportuar për rritje të rasteve me COVID-19 në Zvicër, si pasojë edhe rritje të numrit të të shtruarve edhe në spitale.

Të dhënat rreth rasteve në Zvicër, sipas “Johns Hopkins University (JHU)”

Dhe kjo rritje madje i është atribuuar edhe lëvizjes së qytetarëve gjatë pushimeve verore, sidomos në drejtim të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe Kosovën, si dhe anasjelltas.

Kjo ka nxitur edhe mediat atje, të cilat kanë filluar një fushatë vaksinimi, nga disa mjekë të ardhur po nga Ballkani, të cilët bëjnë thirrje për vaksinim, për bashkatdhetarët e tyre, përcjell Telegrafi.

Spitalet e Zvicrës mbushen me të prekur nga COVID-19 nga Ballkani, mesazhi për vaksinim vjen edhe në gjuhën shqipe
Lexo po ashtu Spitalet e Zvicrës mbushen me të prekur nga COVID-19 nga Ballkani, mesazhi për vaksinim vjen edhe në gjuhën shqipe

Në këtë drejtim, përveçse në gjuhën italiane, portugeze dhe serbe, një mesazh ka ardhur edhe në gjuhën shqipe.

Po sipas mediave zvicerane, përcjell Telegrafi, situata është ngarkuar sidomos pas riatdhesimit të shtetasve të sëmurë rëndë jashtë vendit – veçanërisht nga Kosova.

Madje, siç është thënë ndër tjerash, aeroplanët e ambulancës kanë qenë në përdorim të vazhdueshëm që atëherë për të dërguar të sëmurët rëndë në Zvicër. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori