LAJMI I FUNDIT:

Nga një kampion në UFC, tani për postin e presidentit të Irlandës – Conor McGregor befason me vendimin e tij

Nga një kampion në UFC, tani për postin e presidentit të Irlandës – Conor McGregor befason me vendimin e tij

Ish-kampioni i UFC-së, Conor McGregor, ka njoftuar synimin e tij për të kandiduar për president të Irlandës në zgjedhjet e vitit 2025 në faqen e tij në rrjetin social X, raporton Agjencia e Lajmeve Kazinform.

Në mesazhin e tij, McGregor e quajti presidencën e tij “zgjedhja e vetme logjike”.

“Si President kam fuqinë të thërras parlamentin si dhe ta shpërndaj atë. Pra, siç thashë edhe më parë, unë do të kisha të gjitha përgjigjet që kërkon populli i Irlandës nga këta hajdutë të punëtorëve, këta përçarës të njësisë familjare, këta shkatërrues të bizneseve të vogla”, ka thënë McGregor.


“Këta sharlatanë në pozitat e tyre të pushtetit do të thirreshin për t’iu përgjigjur popullit të Irlandës dhe unë do ta bëja këtë në fund të ditës. Përndryshe, nuk do të më mbetej gjë tjetër veçse ta shpërndaja parlamentin tërësisht”.

“Populli i Irlandës meriton përgjigjet që kërkojnë. Kjo do të ishte fuqia ime si President. Unë e di shumë mirë. Irlanda ka nevojë për një President aktiv të punësuar tërësisht nga populli i Irlandës. Unë jam zgjedhja e vetme logjike. 2025 po vjen…”, ka shkruar McGregor.

Vlen të përmendet se lufta e fundit e McGregor ishte në verën e vitit 2021 kundër amerikanit Dustin Poirier në UFC 264. Lufta përfundoi në raundin e parë kur McGregor pësoi një thyerje të këmbës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori