LAJMI I FUNDIT:

Nga një futbollist problematik tek yll në Eredivisie, Avdijaj tregon se si ndryshoi për 180 shkallë

Nga një futbollist problematik tek yll në Eredivisie, Avdijaj tregon se si ndryshoi për 180 shkallë

Donis Avdijaj është duke shkëlqyer në kampionatin holandez me Willem II.

Sulmuesi nga Kosova iu bashkua skuadrës holandeze pas një periudhe jo të mirë në Gjermani tek Schalke.

Fillimisht Avdijaj u konsiderua ndër talentet më të mëdhenj në shtetin gjerman, por me të kaluar në ekipin e parë gjërat nuk shkuan ashtu si i mendoi.


Për të filluan problemet jashtë fushës dhe Schalke nuk i toleronte këto gjëra, por tani në Holandë për të flitet vetëm për magjitë që po bën në fushë.

Në një intervistë për të përditshmen gjermane Sport Bild, Avdijaj flet për karrierën e tij.

“Te Schalke isha shumë i ri, mendoja se mund të bëja gjithçka vet dhe fajin ua lija të tjerëve për gjithçka”

“Aktualisht kam vetëm një objektiv dhe ai është futbolli. E kuptova që mund të rrëzohesh por duhet të ngrihesh përsëri dhe mund të them se të luftoj për t’u ringritur është një ndjenjë e mirë”, tha Avdijaj që tregon objektivin e tij.

“Objektivi im është t’ia nis nga e para për herë të dytë”, vazhdoi tutje reprezentuesi i Kosovës.

Në 10 ndeshjet e para në kampionat, Donisi ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar dy asistime.

“Kam krijuar një ambient më të mirë, pasi këtu përfshihen edhe ndarja nga miqtë fals”.

“Gjithashtu kam ndryshuar edhe prioritetet e mija, duke përfshirë oraret e gjumit dhe ushqimi”.

22-vjeçari kishte menduar gjatë për të ndryshuar për 180 shkallë.

“E pyesja vetën se çfarë po bëje gabim para se ta merrja vendimin për të ndryshuar shumë”, deklaroi sulmuesi nga Kosova.

Përveç Schalkes, Avdijaj ka luajtur si i huazuar edhe tek ekipi austriak Sturm Graz dhe ai holandez Roda.

Falë paraqitjeve të mira, Avdijaj është duke u ndjekur me kujdes nga skuadrat më të mëdha holandeze si Ajax, Feyenoord dhe PSV Eindhoven. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Liga e Kampionëve
Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Serie A
Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Ligat tjera

"U përballëm me një skuadër që shfrytëzoi gabimet tona" - Motta analizon humbjen ndaj Atalantas

Serie A
Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Premier League
Kalo në kategori