Bodybuilderi brazilian është duke rrezikuar jetën e tij, duke injektuar një lloj vaji në bicepsin e tij që tashmë i është bërë 58 centimetra.

Valdir Segato, rreth të '50-ve, përdor prej kohësh synthol, edhe përkundër faktin që rrezikon të pësoj sulm në tru dhe infeksion të thellë, transmeton Telegrafi.


1 231

Segato nga Sao Paulo, Brazil, thotë se është inspiruar nga aktori Arnold Schwarzenegger dhe rolin e tij imagjinar The Hulk", duke pretenduar me krenari se banorët e qytetit ku jeton e njohin si "përbindësh".

2 123

Tre vite më parë ai ishte paralajmëruar nga mjekët se rrezikon që t'i amputohet dora, për shkak të dëmeve që i shkakton ky lloj vaji muskujve që tashmë i janë deformuar. Megjithatë, ai po vazhdon me avazin e vjetër, duke u zotuar që të ketë biceps edhe më të madh.

3 98

Segato, punëtor ndërtimtarie, thotë se e thërrasin edhe Hulk, Schwarzenegger dhe He-Man. Ai me krenari poston fotografi dhe video në rrjetet sociale duke e quajtur veten "Valdir Synthol".

4 71

Si i ri ishte shumë i dobët dhe i varur nga droga dhe si rezultat i kësaj shprehie të keqe, kishte humbur aq shumë kilogramë sa që e quanin "qeni i dobët".

5 58

"Kam përdorur drogë që më bëri të humb shumë në peshë. Droga ua largon ushqimin dhe bëni një jetë të çrregullt", ka shtuar Segato.

6 48

Megjithatë një ditë vendosi të heq dorë nga kjo shprehi dhe t'i nënshtrohet ushtrimeve në palestër. Por, nuk ishte i kënaqur me aq dhe kështu filloi me ushtrime me esktreme dhe lëngje të dyshimta që i injektonte në biceps. /Telegrafi/

7 42

8 32

9 24