LAJMI I FUNDIT:

Nga një bionde magjepsëse shndërrohet në zeshkane – modeli i ri i flokëve të Charlize Theron

Nga një bionde magjepsëse shndërrohet në zeshkane – modeli i ri i flokëve të Charlize Theron
(Foto: Getty/HR)

Njëra nga aktoret më të bukura të Hollywoodit, Charlize Theron, ndër vite ka treguar se eksperimentimi me modele flokësh nuk është e pazakontë për të dhe tani me një ndryshim të tillë ka tërhequr vëmendjen e publikut në një eveniment gala në Afrikë.

Bukuroshja zgjodhi një dukje pak më të guximshme duke ndryshuar flokët nga bionde platini dhe duke u shfaqur në ‘Africa Outreach Project’ flokë të zeza me balluke që arrinin deri te supet e sa dhe natyrisht të gjithë sytë ishin tek ajo.


Fituesja e famshme e Oskarit ka shfaqur publikime të ndryshme ndër vite, nga të provuarit e parukave të deri te rruajtja e kokës, megjithatë ajo dallohet më së shumti si një bionde magjepsëse.

(Foto: FilmMagic)

Në një intervistë për Vogue, Theron kishte treguar se asnjëherë nuk i vinte keq ndryshimet në flokët e saj.

A keni vetulla të përsosura? Kirurgët estetik zbulojnë formën e vetme e cila secilën fytyrë do ta bëjë shumë të bukur
Lexo po ashtu A keni vetulla të përsosura? Kirurgët estetik zbulojnë formën e vetme e cila secilën fytyrë do ta bëjë shumë të bukur

“Unë nuk mendoj se jam e guximshme për sa i përket modës, më pëlqejnë gjërat klasike. Por, për disa arsye nuk kam qenë aq e përmbajtur me flokët e mi”.

(Foto: AP)

“Nuk jam e lidhur me to – jam e emocionuar të ndryshoj dhe gjithmonë mendoj se do të rriten sërish, edhe nëse e urrej”, kishte theksuar asokohe aktorja duke shtuar se pas ndryshimeve të mëdha qëndrojnë kryesisht rolet filmike. /Telegrafi/