Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Shqipërisë, Sandër Lleshaj, gjatë një takimi me krerët e Policisë së Shtetit, bëri thirrje të për përdorimin e sa më shumë të teknologjisë me qëllim që të mënjanohen takimet apo “negociata” mes drejtuesve të automjeteve të kapur në shkelje dhe oficerit të Policisë.
“Ju keni marrë tashmë detyra dhe ka filluar zbatimi i një koncepti të ri për policimin në rrugët e vendit, i cili nënkupton jo prita e postblloqe në rrugët e tij, por vetëm patrullim të kujdesshëm dhe fokusim vetëm në problemet kryesore. Duhet të vijojë edhe në ditët në vazhdim e në vijueshmërinë e vitit 2019 përdorimi masiv i teknologjisë së monitorimit. Po ashtu duhet të fillojë menjëherë në vitin 2019 dërgimi i gjobave në rrugë postare për të eliminuar në maksimum çdo lloj “debati” apo negociatash midis punonjësve të Policisë Rrugore dhe qytetarëve që kapen në shkelje”, deklaroi ministri.
Ky fenomen, theksoi Lleshaj, duhet të marrë fund dhe të aplikohet ajo praktikë që aplikohet në të gjitha vendet normale ku gjobat dërgohen në rrugë postare dhe punonjësit e policisë nuk hyjnë në negociata, në debate me shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor.
Një çështje e rëndësishme me të cilën do të merremi që në muajin janar të vitit 2019, deklaroi ministri, është ajo që ka të bëjë me hapjen e Policisë së Shtetit për specialistë të rinj, kryesisht atyre që vijnë nga universitetet e vendit.
Ndryshimet e fundit në ligjin për Policinë e Shtetit kanë hapur mundësi që Akademia e Sigurisë të fillojë menjëherë procesin e rekrutimit të të rinjve, që kanë mbaruar me rezultate të larta studimet universitare në degët Ekonomi, Financë, Informatikë, Elektronikë dhe Jurisprudencë.
Në muajin janar do të bëhet shpallja e thirrjes për aplikime për në Akademinë e Sigurisë për këtë kategori të diplomuarish dhe po në muajin janar do të zhvillohen konkurset përkatëse dhe menjëherë më pas fillon dhe kursi i Oficerit të Policisë Kriminale me këta të rinj, që kanë përfunduar universitetet e vendit në degët e sipërpërmendura.
“Të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, jeni të thirrur që të kontribuoni në njoftimin, në identifikimin, në inkurajimin e personave të përshtatshëm dhe të interesuar për t’iu bashkuar radhëve të Policisë së Shtetit, të cilët siç thashë kanë përfunduar me rezultate të larta studimet në degët e përmendura më sipër. Është e rëndësishme që të kemi një shpërndarje sa më të mirë gjeografike. Prandaj kërkesa është drejtuar ndaj jush, që ju të inkurajoni studentë nga qarqet, nga rrethet, nga qytetet tuaja në mënyrë që të kemi një shpërndarje të mirë gjeografike të të gjithë atyre që marrin pjesë në konkurs apo që fitojnë të drejtën për t’u arsimuar dhe për të filluar detyra të rëndësishme në fushën kryesisht të policisë kriminale, ku dhe mangësitë në specialitet e sipërpërmendura janë të konsiderueshme”, deklaroi ministri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare