Në fundjavë janë mbyllur ndeshje e xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës, ku nuk kanë munguar derbit dhe përballjet e forta. Me këto ndeshje është mbyllur edhe rrethi i parë, nga katër sa zhvillohen në elitën e futbollit kosovar. Gjilani ka pësuar humbje në shtëpi të premten nga Ferizaj me rezultat 2-1, duket mbetur prapa me objektivat. Prishtina ka marr një fitore të madhe si mysafir i Malishevës me rezultat 3-1, duke u afruar me kreun. Në anën tjetër Feronikeli 74 ka arritur të marr një pikë në shtëpi në përballje me Dritën në ndeshjen që nuk prodhoi gola (0-0). Dukagjini ka marr një fitore të madhe në përballje me Llapin, duke triumfuar me rezultat 1-0. Derbi lokal mes Ballkanit dhe Suharekës i ka takuar kampionit aktual që fitoi me rezultat 1-0. Telegrafi Sport si gjithmonë ka zgjedhur më të mirët e xhiros. Portier  Në portë është Faton Maloku i cili ishte padyshim më meritori që Drita doli me një pikë nga stadiumi “Rexhep Rexhepi”. Portieri gjilanas bëri disa pritje, por një në minutat e fundit ishte fantastike, që i solli pikën Dritës.  

Faton Maloku scaled 1


Mbrojtja Qlirim Avdulli është në të majtë të mbrojtjes, pasi ishte ndër më meritorët që Ferizaj mori tri pikë në Gjilan. Ai asistoi në dy golat e shënuar. 

463428268 1127035822759355 8102821635036668904 nNë qendër është Ron Raçi i cili bëri një debutim fantastik me Prishtinën, madje duke asistuar edhe në njërin nga golat. Në qendër është edhe Agron Bruqi, i cili bëri një ndeshje me notë të lartë për Feronikelin 74 që mori pikën e dytë këtë sezon.

 

463885849 1196237728808891 2065748380334286754 nNjë vend në pozitën e mbrojtësit të djathtë e ka zënë Geralb Smajli i Ballkanit që bëri një ndeshje mjaftë stabile, ndërsa nisi aksionin.

 Mesfusha  Në qendër të fushës janë dyshja, Albin Krasniqi i Prishtinës dhe Mërgim Pefqeli i Feronikelit 74. Krasniqi ishte i jashtëzakonshëm ndaj Malishevës duke vallëzuar mes linjave, ndërsa një gol e asistoi, ndërsa një tjetër e nisi aksionin. 

461469082 1034973785300193 3344345531048745216 nNë anën tjetër shpirti i Pefqelit edhe njëherë u vërejt, kësaj radhe kundër Llapit, ku arriti të fitojë shumë topa dhe të ndihmojë skuadrën në të dyja fazat.

 Sulmi Sa i përket sulmit, kësaj radhe vjen me katër. Në të majtë është i vendosur Edon Sadriu, i cili edhe njëherë në cilësinë e kapitenit i solli Ferizajt tri pikët. Në të djathtë është Bleart Tolaj, shënuesi i vetëm i Ballkanit, që i solli tri pikë skuadrës së tij në derbin e Suharekës. 

462808181 1080785277387683 119728121795876476 nPas sulmuesit kryesor është vendosur Hekuran Berisha, i cili me golin e tij i solli tri pikë Dukagjinit pas një kohe te gjatë.

 

Në krye të sulmit është i vendosur Sunday Akinbule i cili shënoi me Prishtinën dhe filloi rikthimin e madh ndaj Malishevës.

463316144 1197036955395635 4329801590905778473 n

Trajneri Kjo pozitë shkon për Jean Michel Cavallin e Prishtinës që e vendosi me këmbë në tokë Malishevën.  Në një ndeshje që ishte duke humbur, skuadra e tij e ktheu rezultatin, madje duke shënuar tri herë, gjë që nuk i kishte ndodhur Malishevës këtë vit.  

cavalliPrishtina e tij aktualisht është e treta me 16 pikë dhe një fitore nga ndeshja e mbetur ndaj Dritës do t’ia siguronte pozitën e parë./Telegrafi/

 
telegrafi sport app