LAJMI I FUNDIT:

Nga “loja me piano” te “profesionist i videolojës”: Rrëfimi për tetëvjeçarin, lojtarin më të ri dhe super të paguar të Fortnite

Nga “loja me piano” te “profesionist i videolojës”: Rrëfimi për tetëvjeçarin, lojtarin më të ri dhe super të paguar të Fortnite

Ngjarja kryesore e ditëlindjes së tetë të fëmijëve është fryrja e qirinjve në tortën e tyre.

Sidoqoftë, për Joseph Deen, atë ditë po hidhej bojë në kontratën e tij të sapo nënshkruar për të qenë një lojtar profesionist.


Sipas BBC, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Joseph, që tanimë është ndoshta lojtari më i ri i paguar ndonjëherë Fortnite, pasi nënshkroi me Team 33 në dhjetor të vitit të kaluar.

Ekipi kalifornian i esports e ftoi atë në selinë e tyre për t’i dhënë atij një shpërblim 33,000 dollarë, dhe një sistem kompjuterik me shpejtësi të lartë.

Ndryshe, Fortnite është një lojë e luajtur në internet nga qindra miliona lojtarë në të gjithë botën.

Tetë vjeçari Joseph Deen nga Kalifornia është lojtari më i ri i paguar i Fortnite

“Unë u ndjeva mahnitshëm kur m’u ofrua kontrata”, tha Joseph për BBC. “Unë kam menduar shumë për të qenë një lojtar profesionist, por askush nuk më mori seriozisht derisa erdhi Team 33”.

Joseph, i cili është gjithashtu nga California, ka luajtur Fortnite që kur ishte katër vjeç dhe u vu re për herë të parë nga ekipi i ri i esports 18 muaj më parë.

“Një nga zbuluesit e talenteve ra në kontakt dhe tha ‘Unë e kam njohur këtë fëmijë të quajtur Joseph dhe ai është çmendurisht i mirë’”, shpjegoi Tyler Gallagher, shefi ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i Team 33.

“Kështu që ata filluan të luanin me të sa më shumë që mundnin çdo ditë. Pas një kohe ai më tha ‘duhet të nënshkruash me këtë fëmijë. Nëse jo ti, dikush tjetër do të bëjë!’”.

Sipas faqes në internet të esportsearnings.com, vetëm dy nga 10 lojtarët kryesorë me fitimin më të lartë të Fortnite janë mbi 18 vjeç, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Fortnite është bërë një nga ekskluzivitetet më fitimprurëse të lojërave në botë

Kupa e parë, dhe deri më tani e vetme, Fortnite World Cup u fitua nga 16-vjeçari i atëhershëm Kyle “Bugha” Giersdorf, i cili u largua me 3 milionë dollarë në vitin 2019.

Dhe për “shokun” e tij amerikan Joseph, i cili po hynte në lojë në atë kohë, ishte një moment frymëzimi, përcjell Telegrafi.

“Ëndrra ime është të jem si Bugha dhe të luaj si ai… Askush nuk e mori seriozisht derisa ai fitoi Kupën e Botës dhe unë ndihem njëjtë, pasi askush nuk më mori seriozisht derisa nënshkrova me Team 33”.

Por, sipas organeve kryesore të certifikimit rreth moshës në botë, Joseph është shumë i ri për të luajtur Fortnite.

Loja për herë të parë doli në vitin 2017 dhe vlerësohet me certifikimin PEGI 12 ose ESRB “për dhunë të butë të shpeshtë”.

Sidoqoftë mamaja e Joseph, Gigi, thotë se kjo nuk është diçka që e shqetëson atë, dhe ajo e lejon atë të luajë Fortnite për dy ose tre orë në ditë pas shkollës, dhe më shumë gjatë fundjavave.

“Unë e kam shikuar lojën dhe nuk mendoj se po bëjmë ndonjë gjë të gabuar. Ai është një fëmijë i ekuilibruar dhe vjen nga një familje e mirë dhe nuk është prekur nga kjo lojë”, citohet të ketë thënë ajo.

Joseph dëshiron të ndjekë gjurmët e Fituesit të Kupës Botërore të Fortnite, Kyle “Bugha” Giersdorf

Përveç lojrave, Gigi thotë se Jozeph-it i pëlqen të luajë në piano, gjë që ai dhe ekipi i tij gjithashtu thonë se mund të jetë një sekret i suksesit të tij.

“Luajtja në piano më ndihmoi shumë me tastierë dhe mi. Sapo fillova të luaja në PC, unë isha vërtet i mirë në Fortnite”, ka rrëfyer Joseph.

Gigi thotë se bonusi i nënshkrimit të djalit të saj është vendosur në një llogari kursimi për të, që të shfrytëzohet kur ai të jetë më i rritur.

Dhe ambicia e tij për të qenë një super yll lojërash është gjithashtu diçka për të cilën ai do të duhet të presë, përcjell Telegrafi.

Kjo pasi që garat e kupave të Fornite nuk janë të hapura për askënd nën 13 vjeç, kështu që ai mund të hyjë vetëm në turne që nuk kanë çmime me para.

Joseph gjithashtu mezi pret të fillojë transmetimin e ndeshjeve të tij në internet dhe e pyet Gigi “çdo ditë”, por ajo ende po konsideron lëvizjen duke thënë, “ai është ende i vogël”.

Joseph dhe ekipi i tij mendojnë se mësimet e hershme të pianos e ndihmuan atë të bëhej i zoti në lojë

Por edhe nëse nëna e tij i jep Jozeph-it dritën jeshile, mosha e tij e ndalon atë të transmetojë në Twitch – platforma më e madhe e transmetimit të lojërave – sepse shkelja e rregullave mund të jetë e kushtueshme si për Joseph ashtu edhe për ekipin e tij të ri.

Kur u njoftua për herë të parë nënshkrimi i Jozefit, u bënë pyetje gjithashtu në lidhje me llojin e kontratës së punës që po nënshkruante.

Në këtë drejtim, të dy palët thonë se nuk përcakton ndonjë numër minimal të orëve që tetëvjeçarit i kërkohet të luajë ose të stërvitet.

“Kontrata është për ta mbrojtur atë me të vërtetë. Ai mund të tërhiqet kur të dojë dhe është plotësisht fleksible. Është sipas kushteve të tij dhe kushteve të mia…”, thotë nëna e tij Gigi.

Sidoqoftë, me sa tregojnë të dhënat publike, Joseph është lojtari i dytë më i ri në moshë ndonjëherë.

Sipas Librit të Rekordeve Guinness, amerikani Victor De Leon III, i njohur në internet si “Lil Poison”, u bë lojtari më i ri i nënshkruar i videos në moshën shtatë vjeç në vitin 2005. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Në rast të një lufte NATO-Rusi, admirali amerikan tregon se cila duhet të jetë lëvizja e parë e Aleancës

Në rast të një lufte NATO-Rusi, admirali amerikan tregon se cila duhet të jetë lëvizja e parë e Aleancës

Evropa
Tajlandezja kishte dhimbje dhe mezi merrte frymë - pas analizave shëndetësore, mjekët i nxorën diçka të tmerrshme nga hunda

Tajlandezja kishte dhimbje dhe mezi merrte frymë - pas analizave shëndetësore, mjekët i nxorën diçka të tmerrshme nga hunda

Azia
Stormy Daniels si dëshmitare në gjykimin kundër Donald Trumpit - pesë gjërat që nuk diheshin rreth 'miqësisë' së tyre

Stormy Daniels si dëshmitare në gjykimin kundër Donald Trumpit - pesë gjërat që nuk diheshin rreth 'miqësisë' së tyre

Amerika
Gruaja braziliane u bë e famshme pasi vendosi ta lëshojë mjekrën - ajo ka një mesazh të fuqishëm për njerëzit

Gruaja braziliane u bë e famshme pasi vendosi ta lëshojë mjekrën - ajo ka një mesazh të fuqishëm për njerëzit

Amerika Latine
Biden tha se nuk ta furnizojë me armë Izraelin, Netanyahu: Nëse duhet të qëndrojmë vetëm, do të qëndrojmë

Biden tha se nuk ta furnizojë me armë Izraelin, Netanyahu: Nëse duhet të qëndrojmë vetëm, do të qëndrojmë

Azia
Kalo në kategori