Viti 2024 ka qenë shumë prekës për industrinë e argëtimit pasi u thamë lamtumirë disa prej yjeve më të mëdhenj përfshirë: Donald Sutherland e Shannen Doherty.

Bota e muzikës po ashtu u trondit në tetor kur papritur vdiq në moshën 31-vjeçare ish-ylli i “One Direction”, Liam Payne.


E në mesin e atyre që ndërruan jetë ishte edhe ish-ylli i “Harry Potter”, Maggie Smith.

Në përgjithësi, ka një vrimë të madhe në zemër për të gjithë ato yje që nuk jetojnë më.

Më poshtë kujtojmë personazhet e famshëm që humbëm në vitin 2024:

Derek Draper

Screenshot 1 54 Derek Draper

Burri i Kate Garraway, Derek Draper, vdiq në moshën 56-vjeçare më 5 janar, pas një beteje pothuajse katërvjeçare me COVID-in.

Ajo njoftoi lajmin jo shumë kohë pasi Draper u pranua përsëri në spital pas një ataku në zemër.

Draper vuajti nga COVID për një kohë të gjatë që nga kontraktimi i virusit në mars 2020.

Dave Myers

Screenshot 2 44 Dave Myers

Dave Myers vdiq në moshën 66-vjeçare në shkurt 2024, pasi u diagnostikua me kancer në 2022.

Ylli i lindur në Barrow-in-Furness zbuloi se ai ishte diagnostikuar me kancer në maj 2022. Ai kurrë nuk e konfirmoi se çfarë lloj kanceri kishte.

Jonnie Irwin

Screenshot 3 44 Jonnie Irwin

Jonnie Irwin vdiq në shkurt 2024 pas një beteje me kancerin në mushkëri.

Ai ishte i njohur më së shumti si prezantues televiziv anglez, i cili më së miri moderoi “A Place in the Sun” dhe gjithashtu u shfaq në “I Escaped To The Country” dhe “Dispatches”.

Robin Windsor

Screenshot 4 36 Robin Windsor

Robin Windsor konkurroi në “Strictly Come Dancing” midis 2010 dhe 2013 dhe ishte partner me të famshëm si: Lisa Riley, Patsy Kensit, Anita Dobson dhe Deborah Meaden.

OJ Simpson

Screenshot 5 35 OJ Simpson

Në prill, OJ Simpson vdiq në moshën 76-vjeçare pas një beteje me kancerin.

Pavarësisht se kishte një karrierë mbresëlënëse futbolli, Simpson është më i njohur për akuzën për vrasjen e ish-partneres së tij, Nicole Brown Simpson dhe mikut të saj, Ronald Goldman.

Donald Sutherland

Screenshot 6 39 Donald Sutherland

Në qershor, Donald Sutherland vdiq në moshën 88-vjeçare.

Ylli i “MASH” dhe “Hunger Games” vdiq në Miami, Florida, pas një 'sëmundjeje të gjatë'.

Dame Maggie Smith

Screenshot 7 35 Dame Maggie Smith

Dame Maggie Smith, legjenda britanike e aktrimit e vlerësuar me çmime, puna e së cilës varionte nga “Downton Abbey” tek “Harry Potter”, vdiq në moshën 89-vjeçare.

Aktorja fituese e Oskarit vdiq në spital të premten më 27 shtator, thanë djemtë e saj Chris Larkin dhe Toby Stephens në një deklaratë.

Dame ishte një aktore jashtëzakonisht e gjithanshme me një listë të gjatë, duke përfshirë Violet Crawley, Konteshën Dowager të Grantham, në Downton Abbey dhe profesoresha Minerva McGonagall në filmat e “Harry Potter”.

Liam Payne

Screenshot 8 35 Liam Payne

Këngëtari dhe ish-anëtari i “One Direction”, Liam Payne, vdiq tragjikisht në moshën 31-vjeçare më 16 tetor.

Payne ndërroi jetë teksa qëndronte në hotelin Casa Sur në Buenos Aires, Argjentinë, me një autopsi që konfirmoi se ai vdiq nga lëndimet e shumta të marra në rënien e tij që çuan në "hemorragji të brendshme dhe të jashtme".

Ai ka lënë pas djalin e tij, Bear Grey, të cilin e kishte në vitin 2017 pas një lidhjeje me yllin e “Girls Aloud”, Cheryl.

Të famshëm të tjerë që vdiqën në 2024:

*Louis Gossett Jr (1936-2024)

*Roberto Cavalli (1940-2024)

*Samantha Davis (1971-2024)

*Bernard Hill (1944-2024)

*Shifty Shellshock (1974-2024)

*Richard Simmons (1948-2024)

*Tito Jackson (1953-2024)

/Telegrafi/