LAJMI I FUNDIT:

Nga Lautaro te Leao, Barella dhe Bremer – Formacioni me lojtarët më të vlefshëm në Serie A

Nga Lautaro te Leao, Barella dhe Bremer – Formacioni me lojtarët më të vlefshëm në Serie A

Faqja e specializuar e statistikave me transferimeve ka bërë gjatë kësaj jave përditësimet e fundit të vlerave të lojtarëve, ku në kampionatin italian, Serie A, ka pasur shumë ndryshime në renditje dhe vlera.

Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez është momentalisht lojtari me vlerën më të lartë në treg në Serie A, pasi ka pasur ngritje pas paraqitje brilante me Nerazzurrët këtë sezon në kampionatin italian dhe Ligën e Kampionëve.

Lautaro vlerësohet momentalisht 110 milionë euro, po aq edhe sa ylli i Napolit, Victor Osimhen, të cilët i ka rënë vlera për 10 milionë euro, ndërsa Rafael Leao kompleton podiumin me vlerë 90 milionë euro në vendin e tretë.


Përditësohen vlerat e lojtarëve në Serie A, shumë ndryshime në listë – Lautaro më i vlefshmi
Lexo po ashtu Përditësohen vlerat e lojtarëve në Serie A, shumë ndryshime në listë – Lautaro më i vlefshmi

Por, cilët lojtarë janë më të vlefshmit në secilën pozitë, duke krijuar formacionin më të shtrenjtë të Serie A?

Në portë, Mike Maignan i Milanit ka vlerë prej 45 milionëve, ndërsa në mbrojtje renditen dyshja e Interit, Benjamin Pavard (40 milionë euro) dhe Alessandro Bastoni (60 milionë euro), së bashku me Bremer të Juventusit, i cili vlen 50 milionë euro dhe Theo Hernandez me vlerë 55 milionë euro.

Mesfusha përbëhet nga dy lojtarë: Nicolo Barella i Interit me vlerë 75 milionë euro dhe Teun Koopmeiners i Atalanas me vlerë 40 milionë euro.

Në krahët e mesfushës apo sulmit gjenden Khvicha Kvaratskhelia i Napolit me vlerë 80 milionë euro dhe Rafael Leao me vlerë 90 milionë euro, duke shoqëruar dy sulmuesit kryesor, Martinel dhe Osimhen, si dy lojtarët më të vlefshëm në Serie A.

Formacioni më i vlefshëm në Serie A

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtarët dhe menaxherët më të paguar të Ligës Premier – befasi në dy listat

Lojtarët dhe menaxherët më të paguar të Ligës Premier – befasi në dy listat

Premier League
Ylli i Chelseat refuzon kalimin te Atletico Madridi

Ylli i Chelseat refuzon kalimin te Atletico Madridi

Ndërkombëtare
Fabrizio Romano zbulon personin që e bëri të mundur transferimin e Alexander-Arnold te Real Madridi

Fabrizio Romano zbulon personin që e bëri të mundur transferimin e Alexander-Arnold te Real Madridi

La Liga
Carlo Ancelotti hyn në bisedime për t'u larguar nga Real Madrid për një rol të ri

Carlo Ancelotti hyn në bisedime për t'u larguar nga Real Madrid për një rol të ri

La Liga
David Beckham këshillohet të përfundojë transferimin më të madh të futbollit që do ta çonte MLS në një nivel të ri

David Beckham këshillohet të përfundojë transferimin më të madh të futbollit që do ta çonte MLS në një nivel të ri

Ligat tjera
Emi Martinez poshtëroi Brazilin me gjestin e tij, edhe Scaloni i tha të ndalonte

Emi Martinez poshtëroi Brazilin me gjestin e tij, edhe Scaloni i tha të ndalonte

Përfaqësueset
Kalo në kategori