LAJMI I FUNDIT:

Nga korriku, nuk mund të parkohen veturat në qytet, pa paguar

Nga korriku, nuk mund të parkohen veturat në qytet, pa paguar

Nga korriku qytetaret nuk do të mund ta parkojnë veturën në qendër të Prishtinës më gjatë se dy orë.

E ora e parkimit të veturës në qendër do të kushtojë 1 euro.


Veturat e parkuara gjithandej rrugëve vend e pavend mund të shihen në secilën lagje të kryeqytetit. E një kryetare e lagjes në qendër përballet me shumë pakënaqësi.

‘Ambulancat, zjarrfikësit nuk e kanë mundësi me hy prej makinave”, thotë Violeta Hasani, kryetare e komitetit lokal Qendër, njofton KlanKs.

Por duket se kësaj po i vjen fundi.

Nga korriku asnjë veturë nuk mund të parkohet diku pa paguar.

E me këtë do të merret ndërmarrja publike ‘Prishtina Parking’ e cila po instalon sistem të digjitalizuar.

Zbatimi i këtij projekti ishte paraparë nga muaji mars por u pamundësua nga pandemia.

I gjithë kryeqyteti do të jetë i ndarë në tri zona e implementimi fillon nga qendra.

Vend të rezervuar do të ketë vetëm për banorët rezidentë por kjo me kusht që të paguajnë në baza mujore.

“Çmimi do të jetë 10 euro në muaj apo 100 euro viti”.

Ndërkohë do të ketë ndëshkime për ata që nuk i respektojnë rregullat.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori