LAJMI I FUNDIT:

Nga katër më e lira në 15 euro më e shtrenjta, Dukagjini nxjerr në shitje biletat për ndeshjen ndaj Rijekës

Nga katër më e lira në 15 euro më e shtrenjta, Dukagjini nxjerr në shitje biletat për ndeshjen ndaj Rijekës

Dukagjini i Klinës ka arritur në raundin e dytë të garës së tretë evropiane për nga rëndësia, Ligës së Konferencës.

Skuadra klinase në këtë fazë të garave do të përballet me gjigantin kroat HNK Rijeka.

Ndeshja e parë do të zhvillohet të enjten në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, ku tanimë biletat kanë dalë në shitje.


Klinasit kanë vendosur që mos t’i hapin dy sektorët pas portave në Jug dhe Veri.

Kësisoj në Lindje bileta do të jetë më e lira prej 4 eurove, derisa në Perëndim bileta do të kushtojë 10 euro.

Çmimi më i lartë i biletave është për zonën VIP, ku një biletë kushton 15 euro.

Dukagjini dhe Rijeka përballen të enjten me fillim nga ora 20:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, derisa biletat ditën e ndeshjes do të shiten edhe në kryeqytet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori