Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbrëmjen e së enjtes ka takuar qytetarët në Mitrovicë, në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 12 tetorit.

Kurti ka shpërndarë disa fotografi në profilin e tij në Facebook, ku shihet se bashkë me kandidatët për kryetar të Mitrovicës së veriut dhe jugut, duke ecur rrugëve të qytetit.


"Nga jugu në veri, nga veriu në jug, për qytetin e Mitrovicës me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, për komunat me Faton Pecin dhe Erden Atiq", ka shkruar Kurti në Facebook.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor./Telegrafi/