LAJMI I FUNDIT:

Nga BE-ja thonë se në Hungari është përkeqësuar situata sa i përket sundimit të ligjit

Nga BE-ja thonë se në Hungari është përkeqësuar situata sa i përket sundimit të ligjit

Nga Komisioni Evropian thonë se performanca e Hungarisë mbi sundimin e ligjit është përkeqësuar vitin e kaluar, sidomos kundër të drejtave të komunitetit LGBT dhe përgjimet e pjesëtarëve të opozitës, gazetarëve dhe biznesmenëve, raporton euronews.

I ashtuquajturi “Artikulli 7” hyri në fuqi kundër qeverisë populiste të Hungarisë rreth 4 vite më parë, qeveri e udhëhequr nga Viktor Orban, në mënyrë që ta kthejnë Hungarinë në vlerat e BE-së, por deri tani ka progres shumë të vogël, përcjell Telegrafi.

Por Budapesti zyrtar qëndron palëkundshëm ndaj këtij ligji, duke mos ndërmarrë hapa të mëtutjeshëm, hapa që do ta gëzonin Brukselin zyrtar, duke u bazuar në deklaratat e ministres hungareze të drejtësisë, Judit Varga.

“Mesazhi i qartë ndaj BE-së është se në zgjedhjet e 3 prillit, populli hungarez vendosi për të ardhmen e tyre. Populli gjithashtu sheh se çka bën Evropa, dhe përgjigja e tyre ndaj ligjit nga “Artikulli 7”, është se ata e mbështesin politikën e qeverisë hungareze ndaj Evropës dhe ndaj të gjitha çështjeve lidhur me sundimin e ligjit”, deklaroi Varga.

“Ata e dinë se ajo që qeveria konservatore hungareze po e bënë është mirë për popullin hungarez, dhe një mandat i dhënë nga më shumë se tre milionë votues jep një mbishkrim mbi gjithçka dhe jep përgjigjet e duhura ndaj çdo gjëje”, shtoi më tutje ministrja Varga. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori