LAJMI I FUNDIT:

Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi e shohin të vështirë mundësinë që vota e deputetit Haxhi Shala të shpallet e pavlefshme

Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi e shohin të vështirë mundësinë që vota e deputetit Haxhi Shala të shpallet e pavlefshme

Lëvizja Vetëvendosje e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e veprimeve antikushtetuese të Presidentit për siç thuhet në rastin e nxitjes, bindjes dhe detyrimit të deputetit Haxhi Shala për të ndryshuar qëndrimin për votën ndaj Qeverisë Hoti.

Vota e deputetit Haxhi Shala konsiderohet si vendimtare për formimin e koalicionit qeveritar, raporton RTV Dukagjini përcjell Telegrafi.

Vet deputeti Shala ka deklaruar në seancën e votimit të Qeverisë Hoti se po e jep votën për shkak të vizitës së Thaçit dhe Haradinajt në shtëpinë e tij.


Në lidhje me vlefshmërinë e votës se Haxhi Shalës, Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se është shumë e vështirë që vota e deputetit Haxhi Shala në aspektin juridik të konsiderohet jo valide.

“Një votë e tillë e deputetit mund të konsiderohet e pavlefshme vetëm nëse kemi të bëjmë me shtrëngim, detyrim apo kërcënim nëse vet deputeti e denoncon si rast. Mirëpo në rastin e kësaj natyre deputeti nuk i nënshtrohet asnjë mandati detyrues dhe i njëjti e ka lirinë për të votuar si në rastin e formimit të qeverisë, miratimin e ndonjë ligji etj. Pra në aspektin juridik Gjykata Kushtetuese e ka të vështirë të gjej ndonjë fushë në të cilën do të mund të anulonte votën e deputetit Haxhi Shala”, deklaroi për RTV Dukagjinin Gëzim Shala.

Presidenti Thaçi kishte deklaruar se deputetin Shala vetëm e ka këshilluar në lidhje me votimin e qeverisë pasi siç thotë Presidenti “deputeti i ka kërkuar një mendim për këtë çështje”./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Zgjedhjet në Kosovë, serbët me akuza të ndërsjella për blerje votash

Zgjedhjet në Kosovë, serbët me akuza të ndërsjella për blerje votash

Lajme
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori