Nga ilaçet te recetat në shtëpi: Si mund të trajtohet humbja e nuhatjes
Anosmia është humbje e pjesshme ose e plotë e shqisës së të nuhaturit dhe mund të jetë e përhershme ose e përkohshme. Kushtet e zakonshme që irritojnë hundën – të tilla si alergjitë por edhe sëmundje si COVID-19 së fundmi – shkaktojnë anosmi të përkohshme
Kushtet më të rënda – si trauma që prekin trurin dhe nervat – shkaktojnë humbje të përhershme.
Anosmia zakonisht nuk është serioze, por sigurisht që mund të ndikojë në cilësinë e jetës së një personi, për sa kohë nuk nuhat dhe nuk shijon ushqimin.
Si trajtohet humbja e nuhatjes?
Trajtimi varet nga shkaku. Nëse nuhatja është bllokuar për shkak të një infeksioni, si ftohje e zakonshme, alergji, sinus, grip ose COVID-19, mund të këshilloheni me mjekun.
Zakonisht trajtimi përfshin:
– marrjen e antibiotikëve për infeksionet bakteriale;
– ndërprerje të duhanit;
– spërkatjet e hundës;
– ilaçe që sigurojnë lehtësim afatshkurtër për hundët e bllokuara.
Për njerëzit që kanë pësuar humbje të përhershme të nuhatjes nuk ka ende një trajtim specifik, ndërsa ata me humbje të pjesshme mund të shtojnë aromatizues në ushqim.
Disa nga produktet më efektive për të përmirësuar nuhatjen:
Hudhra ka fuqi anti-inflamatore dhe përmirëson zonën e brendshme të hundës. Thërrmoni katër thelpinj hudhër dhe shtojini në një filxhan me ujë të zierë. Lëreni të vlojë për dy minuta dhe më pas shtoni një majë luge me kripë. Pijeni përzierjen teksa është ende e nxehtë, dy herë në ditë.
I pasur me vitaminë C, antioksidantë dhe veti të forta anti-mikrobike, limoni ka fuqi edhe për të përmirësuar hundët e bllokuara. Shtrydhni lëngun e limonit në një gotë me ujë të ngrohtë dhe shtoni një lugë çaji me mjaltë. Pijeni dy herë në ditë.
Vaji i ricinit (kastorit) ka fuqi antioksiduese, anti-inflamatore dhe lehtëson dhimbjet si edhe zhbllokon hundët. Hidhni një pikë vaj të ngrohtë kastori në hundë. Praktikojeni dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë, para se të flini.
Vetitë anti-mikrobike dhe anti-inflamatore i bëjnë gjethet e mentes një mënyrë të mirë për të përmirësuar gjendjen e hundës, fytit dhe kraharorit. Zieni 10-15 gjethe menteje me një filxhan ujë. Shtoni një lugë gjelle me mjaltë dhe pini përzierjen.
Aroma e fortë e xhenxhefilit ju stimulon shqisat e nuhatjes. Mund ta konsumoni në formën e një çaji ose të përtypni pak për të përmirësuar shqisën e nuhatjes.
Uthulla e mollës vepron si nxitëse e nuhatjes dhe ka veti antibakteriale. Pini një përzierje të uthullës së mollës, mjaltit dhe ujit 3 herë në ditë.
Mungesa e zinkut shkakton edhe probleme me shijimin dhe nuhatjen ndaj duhet t’i konsumoni për të përmirësuar shqisat – fasule, avokado, manaferra, boronicë, mjedër, drithëra, produktet e qumështit, qiqrat, arrat, bajamet etj.
Era e kanellës përmirëson aftësinë e nuhatjes për shkak të aromës së fortë.
Mos harroni të qëndroni gjithnjë të hidratuar.
Burimet: Healthline, Netmeds, TinyQualityHomes, Anabel
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova