Çdo vit miliona myslimanë ndërmarrin udhëtimin e Haxhit në Mekë, për përvojën fetare të jetës së tyre.
Ata udhëtojnë nga e gjithë bota për në Arabinë Saudite, por një familje e re ka ndërmarrë një prej udhëtimeve më të gjata për në qytetin e shenjtë, duke përshkuar një distancë prej 15,000 kilometra, nga Havai.
Corey Gallivan me origjinë amerikane, gruaja e tij indoneziane Andhini dhe dy vajzat e tyre të moshës 13 dhe 15 vjeç, janë përgatitur për 26 orë fluturimi të udhëtimit të tyre, me disa orë pritje dhe vozitje mes tyre.
“Ne jemi pelegrinë në kuptimin e vërtetë të fjalës, ne jemi me të vërtetë pelegrinë”, thotë Gallivan, duke qeshur.
“Qindra vite më parë, pelegrinët do të udhëtonin nëpër tokë dhe me anije me muaj. Dhe nuk ishte e pazakontë udhëtimi për periudha kaq të gjata kohore”.
Andhini, e cila është një amvise, tha se ajo ka kaluar shumë muaj “duke e përgatitur veten” për udhëtimin e Haxhit, fizikisht dhe shpirtërisht.
Ajo ka kaluar muaj të tërë duke dalë në shëtitje të gjata, për t’u përgatitur si në aspektin fizik ashtu edhe atë mendor.
“Unë besoj se përgatitja mendore mposht të gjitha sfidat fizike”, tha ajo. “Jam duke e pritur këtë udhëtim shumë vite me radhë. Kam qarë kur mora ftesën. Dhe më e mira e gjithë këtij udhëtimi është se unë mund të marr me vete edhe fëmijët e mi”.
Ndërsa Gallivan thotë: “Haxhi nuk është një pushim, është një ngjarje shpirtërore dhe është një ftesë për t’u çliruar nga ngarkesat materiale dhe për të qenë vetë me Zotin”.
Ai shtoi: “Bijat e mia kurrë më parë nuk kanë përjetuar një gjë të këtillë, por kur shkova vitin e kaluar, u binda që edhe ato mund të vinin me ne”.
Pasi u është dhënë viza e tyre e Haxhit nga kuotat e qeverisë amerikane, familja Gallivan do të kalojë 16 ditë në Mekë dhe në Medine.
Gallivan me kujdes zgjodhi një paketë udhëtimi nga një agjenci turistike me seli në SHBA dhe Karaibe. /tesheshi.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIzraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë
Një javë në Shtëpinë e Bardhë: A po e ndryshon Trumpi kursin e politikës amerikane?
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë
Pse Musk kërkonte arrestimin e kryeministrit britanik?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës