LAJMI I FUNDIT:

Nga ftesa e Malit të Zi te përballja me Dinamon në Ligën e Konferencës dhe objektivat në kampionat – Edvin Kuc rrëfehet për të gjitha

Nga ftesa e Malit të Zi te përballja me Dinamon në Ligën e Konferencës dhe objektivat në kampionat – Edvin Kuc rrëfehet për të gjitha

Edvin Kuc pritet ta bëj një ëndërr realitet për të luajtur për Përfaqësuesen A të Malit të Zi.

Mesfushori shqiptar i lindur në Rozhajë prej viteve është duke shkëlqyer në futbollin kosovar me fanellën e Ballkanit.

Kuc ka marrë ftesë nga Përfaqësuesja e Malit të zi për ndeshjet e muajit tetor ku malazezët luajnë miqësoren ndaj Libanit dhe ndeshjes kualifikuese ndaj Serbisë në ndeshjet e muajit tetor.


Në një prononcim për Telegrafin, mesfushori shqiptar ka thënë se ka bërë realitet ëndrrën e tij dhe këtë muaj pritet të debutoj.

“Më vjen mirë që realizova ëndrrën time, mendoj se dëshira më e madhe e çdo sportisti është të luajë për vendin e tij”, deklaroi Kuc.

“Sinqerisht kam shpresuar gjithmonë për një ftesë, dhe kam besuar në të, sidomos dy vitet e fundit sepse kemi arritur sukses historik me klubin dhe ishte realiste të shpresonim për një ftesë”, deklaroi për Telegrafin mesfushori qendror.

Shumë analistë të futbollit në Kosovë, por edhe tifozë kanë shpresuar se Kuc do të ftohej nga Kosova, derisa vet ai ka thënë ka pasur kontakte, por konkretisht nuk kishte diçka.

“Ka pasur bisedime për Përfaqësuesen e Kosovës, por askush nuk më ka kontaktuar konkretisht”, tha Kuc.

Ai me Ballkanin do të zhvillojnë të enjten ndeshjen e dytë në grupet e Ligës së Konferencës, ku në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ presin gjigantin kroat Dinamo Zagrebin.

Kuc thotë se jo vetëm ai, por të gjithë lojtarët që do të luajnë do të japin maksimumin për të marrë rezultat pozitiv në këtë përballje.

“Sigurisht që presim një lojë të vështirë, të gjithë e dimë se çfarë klubi është Dinamo dhe çfarë rezultatesh ka shënuar vitet e fundit. Besoj tek ne dhe cilësia jonë, jam i sigurt se çdo lojtar do të japë maksimumin për të arritur një rezultat pozitiv”, tha Kuc.

29-vjeçari ka folur edhe për fitoren në derbi ndaj Llapit 2-1 në fundjavë, por edhe për sfidën e ardhshme që e luajnë ndaj Prishtinës.

“Mendoj se dominuam ndaj Llapit që në minutën e parë dhe nuk i lamë të na kërcënojnë. Sigurisht që edhe ajo fitore na dha besim.  Sa i përket ndeshjes me Prishtinës do të mendojmë pas Dinamos”.

MEsfushori qendror thotë se janë favorit për ta mbrojtur titullin e kampionit, derisa Dritën dhe Llapin i sheh si konkurrente për titullin.

“Sigurisht që ne jemi favoritët kryesorë për të fituar titullin, kampionati është i gjatë, e nisëm shkëlqyeshëm, edhe pse bënim rotacione pothuajse në çdo ndeshje. Dritën dhe Llapin i shoh si konkurrente”, përfundoi mesfushori shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier

Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier

Premier League
Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi

Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi

La Liga

"Vetëm Ronaldo mund ta kthejë penalltinë në një moment viral” - ylli portugez shënon golin e parë për vitin 2025

Ligat tjera
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Premier League
Ruben Amorim po realizon transferimin e parë te Man United

Ruben Amorim po realizon transferimin e parë te Man United

Premier League
Lëndim i rëndë për Armando Brojën, largohet me barelë nga fusha

Lëndim i rëndë për Armando Brojën, largohet me barelë nga fusha

Premier League
Kalo në kategori