Banorët në Kinë kanë mbytur një qen me idenë se kafshët po përhapin Coronavirusin.

Në një video të publikuar nga mediat e huaja, shihet teksa qeni ngordh, pasi qëllohet me gur.


E gjitha kjo është kapur në rrugët e Jinniu, në Chengdu, në Kinën jug-perëndimore, përcjell Telegrafi.

Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, qeni i racës Labrador, fillon e leh për t’u mbrojtur, ndërsa njëri nga banorët e godet atë në kokë, duke e lënë për tokë.

Për këtë rast ka reaguar edhe pronarja e qenit, Jizhufo, duke ndarë një fotografi të labradorit të saj të vdekur.

Mirëpo, sipas raportimeve banorët e kishin vrarë atë sipas urdhrave të zyrtarëve në atë qytet.

Sipas mediave lokale, ideja se kafshët shtëpiake mund të përhapin Coronavirusin, ka çuar në shumë raste të abuzimit të tyre në Kinë.

Megjithatë këtë ide e ka hedhur poshtë Organizata Botërore e Shëndetit, duke deklaruar se nuk ka prova se ato mund të transmetojnë virusin vdekjeprurës, megjithëse nuk mund të përjashtohet një rast i tillë.

Deri më tani, krerët e komunitetit nuk kanë arritur t'i kërkojnë falje pronares, ose ta kompensojnë atë për vdekjen e kafshës së saj. /Telegrafi/