LAJMI I FUNDIT:

Nga fillimi i pandemisë, SHBA-ja ka regjistruar mbi 205 mijë viktima

Nga fillimi i pandemisë, SHBA-ja ka regjistruar mbi 205 mijë viktima

Autoritetet shëndetësore amerikane kanë raportuar të dhënat e fundit sa i përket gjendjes me pandeminë globale.

Sot janë raportuar 11,177 raste të infektuarve me virus gjersa 273 persona kanë vdekur, raporton CNN.


Të paktën 7,159,222 raste me coronavirus janë në SHBA gjersa 205,345 njerëz kanë vdekur, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SH.B.A., si dhe raste të riatdhesuara.

Ndryshe, pandemia do të jetë sonte edhe temë e debatit të parë presidenciale mes Donald Trumpit dhe Joe Bidenit. /Telegrafi/