LAJMI I FUNDIT:

Nga data 27 deri 29 korrik mbahet panairi “e JONA” në Gjilan për promovimin e bizneseve shqiptare

Nga data 27 deri 29 korrik mbahet panairi “e JONA” në Gjilan për promovimin e bizneseve shqiptare

Panairi dhe festivali mbarëkombëtar ‘e JONA’ për herë të parë organizohet në Gjilan në datat 27, 28 dhe 29 Korrik 2022. Pjesëmarrësit në këtë panair do të jenë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe Diaspora me qëllim rritjen e bashkëpunimit mes bizneseve të trevave shqiptare.

Në këtë vit të nisjes së kësaj tradite, komuna e Gjilanit dhe Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbështesin të gjitha bizneset vendore që shprehin interes të jenë ekspozues ne panairin ‘e JONA’  me 90% të shumës së pjesëmarrjes.

Kush mund të jetë ekspozues në panairin ‘e JONA’? 

 Bizneset pjesëmarrëse të cilat mbulojnë veprimtari si:

– Agrobiznes, ushqim dhe pije
– Ndërtim, arkitekturë dhe paluajtshmëri
– Teknologji informative (IT)
– Turizëm dhe kulturë
– Edukim
– Institucione

Panairi dhe festivali E JONA nga data 27 deri me 29 Korrik shënon edicionin e parë në Gjilan.

Ky event përfshinë tri aktivitete paralele si:

1) Panairin e bizneseve mbarë kombëtare dhe takime të bizneseve (B2B)
2) Panairin shitës në sheshin e qytetit me bizneset e vogla (B2C)
3) Festë e verës, e birrës dhe ushqimit i përcjellur me koncerte festive për tri net radhazi

Performuesit në koncerte do të publikohen së shpejti në rrjetet sociale të eventit ‘e JONA’.

Synimi i panairit ‘e JONA’ është që të shndërrohet në panair të përvitshëm dhe traditë, ku çdo vit do të synohet rritja e ekspozuesëve dhe mysafirëve, duke ndikuar kështu në rritjen ekonomike në regjionin e Anamoravës. Prodhuesit shqiptarë kudo që janë, tashmë do të mblidhen në një vendtakim.

Bizneset do të kenë mundësinë të njoftohen rreth veprimtarisë së njëri tjetrit dhe të ndërtojnë marrëdhënie bashkëpunimi për shkëmbimin, shpërndarjen dhe promovimin e ndërsjellë të produkteve të veta në mbarë tregun shqiptar.

Thirrja është e hapur për pjesëmarrje të bizneseve, ndërsa panairi do të jetë i hapur edhe për vizitorë, pa pagesë.

Më shumë informata rreth panairit dhe regjistrimit mund të gjeni në www.ceokos.com/e-jona

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Ekonomi
Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Botë
Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
Kalo në kategori