LAJMI I FUNDIT:

Nga Copa America te largimi nga Barcelona dhe transferimi te PSG, Messi mban rekordin e tri fotografive më të pëlqyera sportive

Nga Copa America te largimi nga Barcelona dhe transferimi te PSG, Messi mban rekordin e tri fotografive më të pëlqyera sportive

Ylli argjentinas, Lionel Messi vazhdon të thyej rekorde nga dita në ditë dhe jo vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj, pasi tashmë mban disa të tillë edhe në rrjetet sociale.

Messi para rreth një muaji theu një rekord historik në Instagram me foton e tij me trofeun e fituar në Copa America, i cili ishte i pari i tij me kombëtare.

Postimi i superyllit argjentinas me trofeun Copa America u bë fotografia sportive më e pëlqyer në Instagram ndonjëherë, duke arritur në 19.9 milionë pëlqime atë ditë, ndërsa tani numëron 21.8 milionë pëlqime.


Messi thyen edhe një rekord - kësaj radhe jo në fushë, por në Instagram
Lexo po ashtu Messi thyen edhe një rekord - kësaj radhe jo në fushë, por në Instagram

Megjithatë, rekordet e Messit në rrjetin social Instagram nuk kanë përfunduar me fotografinë e tij me trofeun e Copa America.

Sulmuesi 34-vjeçar ka thyer edhe dy të tillë brenda vetëm pak ditëve.

Njëri erdhi me postimin e tij per largimin nga Barcelona dhe tjetri për transferimin e tij te Paris Saint-Germain.

Tek foto e prezantimit te PSG, Messi mori 21.1 milionë pëlqime duke u bërë fotografia e dytë me më shumë pëlqime ndonjëherë, ndërsa fotografia në postimin për largimin nga Barca renditet e treta me 20.7 milionë pëlqime.

Tani, Messi ka 3 postimet më të preferuara apo të pëlqyer të lidhura me sportin në rrjetin social Instagram, duke treguar edhe njëherë se jo më kot është lojtari më i mirë pothuajse në histori të futbollit, me gjashtë Topa të Artë të fituar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Ndërkombëtare
Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Publikohen pamje të reja nga festimet e yjeve të Real Madridit ndaj fansave të Atleticos - pritet përjashtimi për duelin me Arsenalin

Publikohen pamje të reja nga festimet e yjeve të Real Madridit ndaj fansave të Atleticos - pritet përjashtimi për duelin me Arsenalin

Liga e Kampionëve
Skautët e Chelseat po e shikonin, ai po qëndronte në top - pastaj filloi çmenduria

Skautët e Chelseat po e shikonin, ai po qëndronte në top - pastaj filloi çmenduria

Ligat tjera
Data dhe vendi: Konfirmohet

Data dhe vendi: Konfirmohet "lufta më e fortë në botë", tifozët e kanë pritur për vite me radhë

Sportet Luftarake
Capello thotë se do të shiste çdo lojtar të Milanit, përveç dy prej tyre - nuk kursen as Leaon

Capello thotë se do të shiste çdo lojtar të Milanit, përveç dy prej tyre - nuk kursen as Leaon

Serie A
Kalo në kategori