LAJMI I FUNDIT:

Nga Broja te Soucek dhe McTominay: Formacioni me 11-të lojtarët më të gjatë në Ligën Premier në sezonin 2021/22

Nga Broja te Soucek dhe McTominay: Formacioni me 11-të lojtarët më të gjatë në Ligën Premier në sezonin 2021/22

Kampionati elitar anglez i njohur si Liga Premier është i famshëm në botë për futbollin e saj fizik.

Sa herë që një lojtar i vogël nga e gjithë bota nënshkruan për një klub në ligën më të lartë të Anglisë, mund të jeni të sigurt se të njëjtat pyetje klishe do të bëhen rreth shanseve të tyre për sukses.

A do të jenë në gjendje të përshtaten? A kanë ata aftësinë për të pasur sukses? A e dinë ata në çfarë i pret?


Megjithatë, shumica e lojtarëve që vendosi të luajnë dhe luajnë aktualisht në Ligën Premier kanë përmasa të mëdha fizike.

Faqja e njohur sportive GiveMeSport është përkujdesur të na njoftoj me formacionin më të mirë të Ligës Premier me lojtarët më të gjatë.

Për të ndërtuar formacionin më të gjatë nga sezoni 2021/22, GiveMeSport i është drejtuar bazës së të dhënave në worldfootball.net dhe e vërtetuan atë me profilet zyrtare të lojtarëve të Ligës Premier, aty ku është e mundur.

Pas kësaj, ata kanë vendosur ta zgjedhin një formacion 4-3-3, duke zgjedhur lojtarin më të gjatë në përputhje me rrethanat dhe pozicionin.

Rregulli i vetëm ishte që lojtari duhet të jetë paraqitur në Ligën Premier këtë sezon, pikërisht në pozicionin e zgjedhur në formacion.

Lojtarët e formacionit më të gjatë në secilën pozitë:

Portier: Fraser Forster (Southampton) – 201 cm

Duke qëndruar dy centimetra mbi Asmir Begovic, Forster është portieri më i gjatë që ka ruajtur portën këtë sezon dhe jo rrallëherë ka qenë vendimtar në rezultatet pozitive të Southamptonit.

Mbrojtës i djathtë: Kristoffer Ajer (Brentford) – 196 cm

Për të qenë transparent, mbrojtësit e krahut nuk janë lojtarët më të gjatë në Ligën Premier, kështu që në formacion gjenden edhe lojtarë që kanë luajtur në qendër të mbrojtjes sikurse. Ajer ka luajtur në krahun e djathtë jo më pak se gjashtë herë për Brentford këtë sezon, dhe për këtë e ka zënë vendin në formacion.

Qendërmbrojtës: Tyrone Mings (Aston Villa) – 196 cm

Duke lënë pas Joel Matip, Yerry Mina dhe Willy Boly me një centimetër të vetëm, Mings është shtatlarti që ka zënë vend në formacion, pasi ka luajtur thuajse çdo ndeshje me Aston Villën këtë sezon.

Qendërmbrojtës: Jannik Vestergaard (Leicester City) – 199 cm

Vestergaard mund ta ketë pasur vështirësi për të zënë vendin e titullarit te Leicester City, por vendi i tij në 11-shen më të gjatë të Ligës Premier është lehtë i arritshëm shkaku i gjatësisë së tij.

Mbrojtës i majtë: Dan Burn (Newcastle United) – 199 cm

Mbrojtësi më i gjatë i krahut padyshim se është Burn, i cili përveçse me Neëcastle, në këtë pozitë ka luajtur disa herë edhe te skuadrat tjera.

Mesfushor: Tomas Soucek (West Ham United) – 192 cm

Një gladiator absolut në zemër të një skuadre si West Hami që mund të ngrejë trofeun e Ligës së Evropës këtë sezon, Soucek ka zënë vend edhe në formacionin më të gjatë të Ligës Premier.

Mesfushor: Nemanja Matic (Manchester United) – 194 cm

Ky mund të jetë një nxitim i fundit në formacionin më të gjatë të Ligë Premier për Matic, pas konfirmimit se ai do të largohet nga Old Trafford gjatë verës.

Mesfushor: Scott McTominay (Manchester United) – 193 cm

A jemi të vetmit që u habitëm nga kjo? Mos më keqkuptoni, McTominay është ndërtuar qartë si një luftëtar, por me kënaqësi do të pranojmë se nuk e kishim idenë se skocezi ishte një nga mesfushorët më të gjatë të ligës.

Sulmues: Armando Broja (Southampton) – 191 cm

A po tkurren sulmuesit apo diçka tjetër? Broja është lojtari më i vogël në 11-tën e zgjedhur me lojtarë të mëdhenj, por nuk mund të mohohet se shqiptari i huazuar nga Chelsea ka treguar klasin e tij këtë sezon.

Sulmues: Wout Weghorst (Burnley) – 197 cm

Weghorst u krijua për Burnleyn. Sido që të jetë, është e habitshme që ai është i vetmi lojtar i ‘Clarets’ në 11-shen e zgjedhur, pasi stili i lojës së kësaj skuadre është me lojtarë të gjatë dhe shumë fizik.

Sulmues: Jean-Philippe Mateta (Crystal Palace) – 192 cm

Përsëri, një tjetër befasi, por qartësisht evolucioni i lojës drejt një stili me më shumë pasime dhe të ngulitur në presion, ka bërë që lojtarë sikurse ishin Peter Crouch dhe Nikola Zigic të mos preferohen në Ligën Premier.

Mateta ngadalë por me siguri po prodhon formën e tij më të mirë në Selhurst Park me tre gola në gjashtë ndeshjet e tij të fundit pasi nuk bindi pas transferimit të tij nga Mainz.

Formacioni më i gjatë i Ligës Premier

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit

“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit

La Liga
Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Premier League
Kosova me paraqitje shumë të dobët ndaj Zvicrës - shënojnë vetëm 43 pikë

Kosova me paraqitje shumë të dobët ndaj Zvicrës - shënojnë vetëm 43 pikë

Sport
Kalo në kategori