Një tjetër javë e suksesshme për futbollistët shqiptarë në Evropë, ku kanë lënë gjurmë.

Faqja e specializuar për statistikat e futbollistëve 'SofaScore' në bashkëpunim me Telegrafin sjell pesë futbollistët shqiptarë më të vlerësuar në fundjavën që lamë pas.


Bernard Berisha është futbollisti kosovar me notën më të lartë 7,8, ku realizoi një gol në fitoren e Akhamt Groznyt 201 ndaj Orenburg.

Anësori pejan pati dy gjuajtje në portë, pati tre pasime kyçe, bëri pesë ndërhyrje në top dhe kishte 10 driblime të suksesshme.

333674055 888100335576247 3153723596756521961 n

Florent Muslija ka vazhduar me paraqite shumë të mira me Paderbornit, teksa është vlerësuar me notën 7,2.

Mesfushori kosovar për 45 minuta të luajtura preku topin 35 herë, pati dy pasime kyçe, derisa fitoi katër duele dhe pati 83 për qind të pasimeve të sakta.

333179334 157204323479133 2874945061497412195 n

Me paraqitje fantastike ka vazhduar edhe Ismajl Beka për Luzernin, ku është vlerësuar me notë 7,2 në përballje me Baselin.

Qendërmbrojtësi shtatlartë luajti 90 minuta, bëri shtatë spastrime, pesë ndërhyrje në top dhe ndërpreu dy aksione të mysafirëve.

331772605 756484289374735 5409167755762421216 n

Ndeshje të madhe zhvilloi edhe Kreshnik Hajrizi ndaj Sionit duke u notuar 7,2.

Qendërmbrojtësi kosovar luajti 82 minuta për Luganon ku pati pesë spastrime, tre ndërhyrje në top dhe nuk u driblua asnjëherë.

330899067 530597182540727 3268536445156041267 n

Përkundër se nuk shënoi, Edon Zhegrova u vlerësua për paraqitjen që bëri për Lille ndaj Lens në 20 minuta që qëndroi në fushë.

Reprezentuesi kosovar mori notë 7,1 duke bërë dy pasime kyç, krijoi një rast të madh dhe pati tre duele të fituara. /Telegrafi/ 

333799395 1271541280066146 5065732785885418171 n

telegrafi sport app