LAJMI I FUNDIT:

Nga aksidentet e trafikut në Lipjan dhe në autostradën Prishtinë-Gjilan, pesë persona janë lënduar

Nga aksidentet e trafikut në Lipjan dhe në autostradën Prishtinë-Gjilan, pesë persona janë lënduar
Foto: Ilustrim

Një femër është arrestuar pasi derisa ka qenë duke drejtuar veturën kishte shkaktuar aksident trafiku ku i kishte goditur tre këmbësorë, dy femra dhe një mashkull, të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 13:15, në Lipjan.

Siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


Një tjetër aksident trafiku ka ndodhur të hënën rreth orës 12:20, në autostradën Prishtinë-Gjilan.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy automjeteve civile me targa vendore.

“Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar njëri drejtuesi i automjetit si dhe një pasagjere. Të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori