Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë konfliktit të fundit në Kosovë [1998-‘99], deri më tani ka pranuar mbi 780 aplikacione nga persona që pretendojnë se janë viktimë e dhunës seksuale.
Statusi i viktimës së dhunës seksuale të luftës, mundësohet përmes ligjit përkatës.
Minire Begaj, kryetare e këtij Komisioni qeveritar thotë për Radion Evropa e Lirë se nga ky numër, 144 personave u njihet statusi i viktimës së dhunës seksuale dhe shumica prej tyre tanimë realizojnë pensionin nga shteti.
Begaj sqaron se prej numrit total të aplikimeve shumica janë femra, derisa janë shqyrtuar aplikacionet e 15 meshkujve, ku 6 prej tyre tashmë kanë fituar statusin e viktimës së dhunës seksuale.
Sipas saj, nga aplikacionet të cilat janë shqyrtuar deri më tani janë refuzuar 103 raste.
“Të gjithë këtyre që i është refuzuar statusi ata mund të aplikojnë me kërkesë për rishqyrtim prapë në Komision, nëse kanë ndonjë provë të re. Ajo pse ne i kemi refuzuar ka qenë mosbindja me provat që kanë sjellë. Por, kjo nuk do të thotë se ne përfundimisht e kemi refuzuar për shkak se janë mundësitë tjera të rishqyrtimit”, thotë Begaj.
Ky numër i aplikuesve, konsiderohet i vogël bazuar në të dhënat e prezantuara nga institucionet e Kosovës, ku theksohet se gjatë luftës së fundit kanë ndodhur rreth 20 mijë raste të abuzimeve seksuale.
Dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë për vite të tëra ka qenë tabu në shoqërinë e Kosovës për shkak të paragjykimeve se është turp për familjen dhe shoqërinë të raportohen ato. Këto paragjykime, theksohet se mund të jenë edhe një arsye shtesë, që një numër i këtyre viktimave të mos jenë paraqitur fare.
Derisa, gjatë kësaj javë ishte Vasfije Krasniqi-Goodman një nga viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë e cila rrëfeu publikisht historinë e saj në Kosovë, që i ka ndodhur 19 vjet më parë.
Ky rrëfim, nga organizatat që merren me rehabilitimin e viktimave të torturës, theksohet se mund të shtyjë viktimat tjera të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë të aplikojnë për të fituar beneficionet që iu takojnë më ligj.
Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për rehabilitimin e viktimave të torturës, thotë për Radion Evropa e Lirë se që nga paraqitja publike e zonjës Krasniqi kanë pasur kontakte të pa numërta jo vetëm prej personave që mund të kenë përjetuar dhunë dhe familjarëve të tyre, por nga gjithë shoqëria.
“Ardhja e zonjës Krasniqi ka qenë pjesë e fushatës ‘Bëhu zëri im’, që ka për qëllim sensibilizimin e opinionit të përgjithshëm, por mbi të gjitha përkrahjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale për t’i përftuar të drejtat tani që ju ofrohen nga institucionet. Ardhja e saj ka qenë pikërisht për të nxitur këtë debat shoqëror vetëm e vetëm të fuqizohen viktimat e dhunës seksuale për të realizuar të drejtat e tyre në raport me kompensimin që tani ju ofron shteti dhe për të kërkuar drejtësi, drejtësi që është mjaft e vonuar për këto viktima”, thekson Rushiti.
Rushiti kërkon edhe nga familjaret e viktimave që të ndihmojnë viktimat që të realizojnë të drejtën e tyre që iu takon me Ligj.
Ndërkohë, Minire Begaj, kryetare e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë thotë se presin se rasti i fundit i dal publikisht të inkurajojë të gjithë ato viktima të paraqesin rastin.
“Pasi që ligji ka paraparë një afat 5 vjeçar konsideroj që brenda këtij afat gjithë ata që dëshirojnë të përfitojnë dhe që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës besoj që duhet t’i drejtohen komisionit dhe të përfitojnë nga të drejtat e tyre. Në vitet në vazhdim mund të ketë edhe rritje të aplikuesve”, thotë Begaj.
Në bazë të Ligjit për viktimat e dhunës seksuale të luftës, atyre që u njihet statusi, përfitojnë benificione personale apo pagesë prej 230 euro në muaj.
Sipas ligjit, viktimë e dhunës seksuale të luftës është personi i cili i ka mbijetuar abuzimit seksual dhe dhunimit gjatë periudhës së 27 shkurtit 1998 e deri më 20 qershor të vitit 1999.
Të dhënat personale në ligj thuhet se mbrohen nga autoritetet përgjegjëse.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re – Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-380x233.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re – Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-11-380x233.jpg)
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-380x233.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-11-780x439.jpg)
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re