Nga 67 milionë për Kroos-Modric-Casemiro në 210 milionë për Camavinga-Tchouameni-Bellingham

Casemiro, Toni Kroos dhe Luka Modric formuan një mesfushë të papërsëritshme, ajo që i ka lejuar Real Madridit të dominojë Evropën, siç vërtetohet nga pesë triumfet e Ligës së Kampionëve me ta të pranishëm në fushë, përveç shumë titujve të tjerë vendor dhe ndërkombëtar.
Drejtuesit dhe trajnerët madrilen prej disa kohësh po përpiqen t’i japin vazhdimësi një kombinimi të papërsëritshëm dhe që vitet e fundit të bashkëjetesës patën ndihmën e Federico Valverdes në veçanti, plus atë të Dani Ceballos.
Ky kërkim për një mesfushë të re filloi fillimisht me ardhjen e Edouardo Camavinga, i ndjekur nga ardhja e Aurelien Tchouameni dhe do të mbyllet në momentin kur Jude Bellingham njofton ardhjen e tij në Madrid, diçka që mund të ndodhë javën e ardhshme. Të tre janë pjesë e atij futbolli të ri që ndërthur fuqinë me teknikën, aq në modë për momentin.
Rezultati i përzierjes nuk do të dihet pas pak kohësh, por e vërteta është se Real Madridi ka arritur, falë mënyrës së tij të procedimit më shumë se paratë, tre nga mesfushorët më të kërkuar.
Modric dhe Kroos do të jenë me ta edhe për të paktën një sezon më shumë për të arritur atë ekuilibër shumë të nevojshëm mes cilësisë, forcës dhe veshjes së fanellës së Real Madridit.
Ishin kohë të ndryshme, jo shumë të largëta, por ardhja e Casemiros nënkuptonte një disbursim prej shtatë milionë eurosh për Real Madridin në vitin 2013, por kurioziteti është se ishte Jose Mourinho atëherë trajner kur u ble braziliani. Verën e kaluar ai u transferua te Manchester United në këmbim të 70 milionë eurove.
Një vit më parë, Modric u shfaq për Real Madridin dhe gjithashtu me kërkesë të shprehur të Mourinhos. Kushtoi 35 milionë euro dhe është ende aty, duke demonstruar një nivel konkurrues përtej çdo dyshimi.
Kroos erdhi si kampion bote në verën e vitit 2014 dhe e bëri këtë në këmbim të 25 milionë eurove nga Bayern Munichu. Me fjalë të tjera, të tre kushtuan 67 milionë euro, të amortizuara në pesë Liga të Kampionëve dhe trofe tjerë të La Ligas, Superkupa të Spanjës dhe Evropiane, Kupa të Botës për Klube… dhe me 70 milionë eurot që United pagoi për brazilianin verën e kaluar. Bilanci është pozitiv në tre milionë euro. Menaxhimi i patëmetë.
Të kërkuar nga të gjithë
Kostoja e rindërtimit të mesfushës, pasi të vuloset nënshkrimi i Bellinghamit, do të shkojë në 210 milionë euro.
Camavinga mund të bëhet pjesë e kategorisë së mundësive të tregut sepse çmimi i ti mezi arriti në 30 milionë euro (një vlerë që tani është shumëfishuar), krahasuar me 80 milionë euro për Tchouameni në qershor 2022, plus 100 milionët e fiksuara në atë që do të nisë ardhjen e anglezit.
Rezultatet do të tregojnë nëse çmimi i paguar për këtë mesfushë të re ia ka vlejtur, por nuk ka dyshim se tre blerjet janë futbollistë të kërkuar nga të gjithë dhe që kanë preferuar të veshin fanellën e Real Madridit mbi çdo tjetër.
Mençuria e Ancelottit, plus Kroos dhe Modric nga lidershipi i tij, plus prania e Valverdes do të japin atë prekje të përvojës së Real Madridit, diçka që Camavinga tashmë po e merr, por jo edhe Tchouameni.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame