Astronomja kosovare, Pranvera Hyseni, ndodhet aktualisht në qendrën e NASA në Mauna Kea në Havaji, ku është duke punuar në projektet kërkimore përmes teleskopit tri metërsh.

Ky observator ndodhet në një lartësi mbidetare prej 4,000 metrash, duke ofruar kushte ideale për studimin e universit dhe eksplorimin e hapësirës.


Hyseni ka ndarë pamje të mrekullueshme nga zyra e saj e punës në majë të malit, duke treguar jo vetëm ambientin spektakolar përreth, por edhe entuziazmin e saj për punën shkencore.

Ajo po kontribuon në kërkime të avancuara për kërkime shkencore për sutdimin e asteroideve, duke sjellë njohuri të reja në fushën e astronomisë.

Puna e Pranverës Hyseni në një nga observatoret më të njohura të NASA-s është një arritje e rëndësishme për komunitetin shkencor të Kosovës dhe një shembull frymëzues për të rinjtë që synojnë karrierë në shkencë dhe hapësirë. /Telegrafi/