LAJMI I FUNDIT:

Nga 1 shkurti i vitit 2020 barnat me çmim të njëjtë, farmacistët mirëpresin iniciativën

Nga 1 shkurti i vitit 2020 barnat me çmim të njëjtë, farmacistët mirëpresin iniciativën

Gresa Hoxha – farmaciste, morri pjesë në punëtorinë informuese për subjektet farmaceutike lidhur me zbatimin e Udhëzimit Administrativ për  rregullimin e çmimeve të barnave dhe pajisjeve mjekësore.

E përshtypjet e saj lidhur me gjithë punën që po bëhet  në këtë drejtim janë  pozitive.


“Është një iniciativë shumë e mirë nga ministria përkatëse. Është dashur të merret kohë më parë, por edhe tash nuk është vonë. Iniciativa është për t’u lavdëruar pasi që përveç që fiton shteti përfitojnë edhe pacientët, e sidomos ata që nuk i kanë kushtet e mira financiare”, deklaroi për RTV Dukagjinin, farmacistja Gresa Hoxha.

Kryetar i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arjanit Jakupi tha se një shkurti i vitit 2020 do të jetë data kur do të fillojnë të zbatohet Udhëzimi Administrati për rregullimin e çmimit të barnave dhe pajisjeve mjekësore dhe  finalizimi i tij do të jetë një faktor stabiliteti i situatës në sektorin farmaceutik.

“Natyrisht se ne si odë do të punojmë së bashku me Komisionin që të japim ekspertizën tonë që kjo punë të mbarë në mënyrë sa më profesionale dhe do të vazhdojmë edhe me hapa tjerë për normalizim të situatës”, tha Arjanit Jakupi.

Sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqit tha se është krijuar komisioni administrativ për rregullimin e çmimit të barnave i cili ka për detyrë të caktoj tavanin e barnave dhe pajisjeve medicinale.

“Komisioni ka hartuar një rregull të punës e cila do të vlejë për të caktuar rregullat. Kemi bërë ftesën për aplikim dhe kjo është e çartë se si ne parashohim t’i vendosim çmimet e barnave”, deklaroi Naim Bardiqi, përcjell Telegrafi.

Me funksionalizimin e këtij udhëzimi, qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të blejnë barna me çmime të njëjta në të gjitha barnatoret e vendit. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori