Nga 1 gushti ndryshojnë çmimet e energjisë – sigurojeni furnizimin në kushte më të mirë

Nga 1 gushti, liberalizimi i tregut të energjisë po hyn në një fazë të re dhe bizneset që nuk kanë përzgjedhur ende furnizuesin mund të kalojnë automatikisht në skema më të shtrenjta.
Zgjidhja është e thjeshtë: MDA Energy ofron çmim të fiksuar, auditim falas dhe kalim të sigurt, pa ndërprerje.
Kostoja e energjisë elektrike përbën një nga elementët kryesorë në shpenzimet operative të bizneseve në Kosovë. Në një treg që po ndryshon me ritme të shpejta dhe kërkon përshtatshmëri të vazhdueshme, kontrolli mbi konsumin energjetik sjell avantazh të dukshëm.
Liberalizimi i tregut të energjisë u mundëson kompanive të zgjedhin vetë furnizuesin e tyre dhe të sigurojnë kushte më të mira dhe transparencë të plotë.
MDA Energy ofron energji elektrike me çmim fiks deri në 30% më të ulët se çmimi aktual i tregut të liberalizuara të energjisë, duke ndihmuar bizneset të kursejnë menjëherë.
Çdo klient përfiton edhe auditim energjetik falas që do të ndihmoj në uljen e mëtutjeshme të shpenzimeve për rrymë dhe rritjen e efiçiencës energjetike.
Zgjedhja e MDA Energy sjell:
Furnizim stabil dhe i parashikueshëm
Reduktim të menjëhershëm të kostove
Mbështetje teknike dhe këshillim për efiçiencë
Qasje të personalizuar për çdo klient
Për oferta dhe informata me te hollësishme, na vizitoni te www.mda.energy.
Vendimet e duhura sjellin kursime të qëndrueshme. Bashkëpunimi me një furnizues të certifikuar dhe të orientuar drejt së ardhmes si MDA Energy e bën këtë hap më të thjeshtë dhe më të lehtë.


















































