Neymar: Nuk do të shkoj në Angli pas Sanchezit

Dy shokët u përballën mes vete në ndeshjen miqësore mes Brazilit dhe Kilit, dhe 23-vjeçari brazilian tha se ata gëzojnë ende një shoqëri të mirë dhe se është i kënaqur me suksesin e Sanchezit te Arsenali.
“Alexis është një shok i mirë dhe dikush me të cilin kam pasur privilegjin që të luaj te Barcelona. Ne shkonim shumë mirë brenda dhe jashtë fushës, kështu që jam shumë i lumtur që atij po i ecën mbarë te Arsenali”, tha fillimisht braziliani.
“Ndërsa, sa i përket mundësisë për të luajtur në Angli, unë mund të them se jam shumë i kënaqur që luaj për Barcelonën dhe kam ende shumë rrugë për të përshkuar këtu”, shtoi Neymar. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































