LAJMI I FUNDIT:

Neymar i nervozuar me ish-bashkëlojtarin e tij te PSG që deklaroi se brazilianit i ka humbur magjia

Neymar i nervozuar me ish-bashkëlojtarin e tij te PSG që deklaroi se brazilianit i ka humbur magjia

Neymar i është kundërpërgjigjur ish-bashkëlojtarit te Paris Saint-Germain, Thomas Meunier, pasi ai pretendoi se braziliani “e ka humbur magjinë e tij”.

Mbrojtësi i djathtë belg, i cili tani është në Borussia Dortmund, ka acaruar qartë sulmuesin me komentet e tij.

Meunier deklaroi për Kicker: “Më duhet të pranoj se kam qenë një tifoz i madh i Neymar kur ai ishte në Barcelonë”.


Neymar ka qëlluar kundër Thomas Meunier

“’Remontada’ në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve (Barcelona 6-1 PSG) ishte plotësisht ai. Nëse do të isha dhjetë vjeç, do të kisha një poster të tij në dhomën time të gjumit”.

“Nga këndvështrimi im, në Paris, ai humbi magjinë e tij”, ka shtuar më tej ai.

"Dikush t'ia dhuroi çmimin Oscar" - Neymar vjen me simulimin e verës, por tifozët janë mësuar me të
Lexo po ashtu "Dikush t'ia dhuroi çmimin Oscar" - Neymar vjen me simulimin e verës, por tifozët janë mësuar me të

Neymar u përgjigj në Instagram duke thënë: “Ky djalë flet shumë”.

Dyshja ishin bashkëlojtarë në PSG për katër vjet duke fituar së bashku tre tituj të Ligue 1, por ata kurrë nuk e fituan Ligën e Kampionëve.

Thomas Meunier ka bërë komente që kanë zemëruar Neymar

Neymar mund të ketë rënë në formë sipas Meunier, por sezonin e kaluar ai ende shënoi 13 gola dhe dhuroi tetë asistime në 28 ndeshje.

Edhe pse kjo është më pak se sa ka arritur më parë në sezonin e mëparshëm, kur shënoi 17 dhe regjistroi 11 asistime në 31 ndeshje.

Meunier bëri 128 paraqitje për PSG, derisa shtoi se ishte shumë i vështirë largimi nga klubi parisien. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Kalo në kategori