Barcelona do të tentojë të nënshkruajë në verë me dy sulmues të kalibrit të lartë, si Neymar dhe Lautaro Martinez.

Drejtuesit e klubit katalunas janë të interesuar të përforcojnë edhe më shumë skuadrën e tyre në afatin kalimtar të verës.


Reparti i sulmit thuhet se do të jetë ai i cili do të tentohet të përmirësohet dhe emrat tashmë janë të qartë.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Barcelona do të përpiqet të nënshkruajë me Neymar nga Paris Saint-Germain dhe Lauturo Martinez nga Interi.

Megjithatë, katalunasit kanë mungesë të parave të gatshme dhe do të duhet të shkëmbejnë lojtarë në mënyrë që të arrijnë marrëveshje.

neymar lautaro 2

Ivan Rakitic ose Arturo Vidal mund të shkonin në PSG, ndërsa Ousmane Dembele kërkohet nga Interi.

Emër tjetër që mund të futet si pjesë e shkëmbimeve është braziliani Philippe Coutinho. /Telegrafi/

telegrafi sport app