Futbollisti i njohur brazilian Neymar dhe partnerja e tij, Bruna Biancardi, kanë ndarë një lajm të gëzueshëm me ndjekësit e tyre: ata janë bërë prindër për herë të dytë.

Çifti ka mirëpritur në jetë vajzën e tyre të vogël, të cilën e kanë quajtur Mel.


Lajmin e ëmbël e ndanë përmes rrjeteve sociale, ku publikuan një fotografi prekëse dhe shprehën emocionet që po përjetojnë me ardhjen në jetë të vogëlushes së tyre.

Foto: Neymar & Bruna Biancardi/Instagram

Në një postim të përbashkët, ata shkruajnë: “Mel-i ynë erdhi në jetë, për ta plotësuar dhe ëmbëlsuar edhe më shumë botën tone. Mirë se erdhe, bijë! Zoti e bekoftë jetën tënde dhe të të mbrojë nga çdo e keqe! Jemi të emocionuar të nisim këtë kapitull të ri me ty. Të duam”.

Vogëlushja Mel është fëmija i dytë për Neymarin, i cili ka edhe një djalë, Davi Lucca, nga një lidhje e mëparshme.

Ndërsa për Bruna Biancardin, kjo është hera e parë që bëhet nënë. Ardhja në jetë e Mel-it është pritur me dashuri jo vetëm nga prindërit, por edhe nga fansat e tyre, të cilët kanë shpërndarë urime të shumta në internet për çiftin dhe anëtarin më të ri të familjes. /Telegrafi/

Foto: Neymar & Bruna Biancardi/Instagram

Foto: Neymar & Bruna Biancardi/Instagram

Foto: Neymar & Bruna Biancardi/Instagram