LAJMI I FUNDIT:

Newcastle i bashkohet garës për transferimin e Zaniolos, gati oferta e lartë në drejtim të Romës

Newcastle i bashkohet garës për transferimin e Zaniolos, gati oferta e lartë në drejtim të Romës

Nicolo Zaniolo mund të largohet këtë verë nga skuadra italiane Roma.

Sulmuesi i talentuar italian ka tri vite që ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha, por Roma ka rezistuar duke mos e shitur atë.

Megjithatë e ardhmja e tij nuk pritet të jetë te Roma duke marrë parasysh interesimin e skuadrave të shumta për të.


Së fundmi është skuadra angleze Newcastle United që i është bashkuar garës me Milanin dhe Juventusin për të nënshkruar me Zaniolon.

‘Laraskat’ nuk e kanë problem punën e parave dhe duan të kenë në radhët e veta futbollistë të talentuar dhe me të ardhme të ndritur.

La Gazzetta dello Sport ka raportuar se klubi anglez është gati të ofrojë deri në 60 milionë euro për transferimin e Zaniolos.

Kujtojmë që Roma këtë afat kalimtar ka refuzuar dy oferta të Milanit të cilët ofruan 25 milionë euro dhe një futbollistë për t’i marrë shërbimet e italianit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori