LAJMI I FUNDIT:

Nevzat Bejta viziton shkollat e mesme publike të Gostivarit

Nevzat Bejta viziton shkollat e mesme publike të Gostivarit

Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, realizoi takimin e radhës me nxënësit e vitit të parë të shkollave të mesme publike të qytetit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në njoftimin e kabinetit të Bejta drejtuar redaksisë tonë, thuhet:

Dje dhe sot, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta realizoi takimin e radhës me nxënësit e vitit të parë të shkollave të mesme publike të qytetit. Kësaj radhe, kryetari Nevzat Bejta takoi nxënësit e Gjimnazit të Gostivarit, me të cilët, ashtu si edhe takimeve të kaluara, zhvilloi bisedë informative sa i përket funksionimit të Institucioneve Publike dhe me theks të veçantë Komunës së Gostivarit.


Në këto takime, kryetari Bejta, mes tjerash tha:

“Institucionet publike por edhe prona publike i takojnë shoqërisë. Në demokraci, çdo institucion publik është pronë e shoqërisë dhe ofron shërbime në interes të shoqërisë. Edhe prona publike është pronë e shoqërisë po aq sa edhe prona private, prandaj kujdesi dhe trajtimi ndaj pronës publike duhet të jetë i njëjtë me pronën private. Prona private trashëgohet tek brezat e reja, kurse edhe prona publike duhet të ruhet sepse do të shfrytëzohen nga gjeneratat që vijnë. Sot ju jeni në bankat shkollore, dje kemi qenë ne më të moshuarit kurse nesër do të vijnë fëmijët e juaj, prandaj duhet të kujdesemi që të mos dëmtojmë qoftë edhe një tavolinë apo karrige, sepse këtë pasuri publike nesër do ta shfrytëzojnë pasardhësit tonë”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori