Neuer e akuzoi Donnarumman për lëndimin e Musialas, jep mendimin e tij edhe Courtois

Ndeshja midis PSG-së dhe Bayern Munich në Kupën e Botës për Klube u shënua nga një incident në të cilin Gianluigi Donnarumma ia theu këmbën Jamal Musialas, dhe lëvizja e portierit të PSG-së u dënua nga shumë njerëz.
Në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube, PSG mposhti Bayernin 2-0, dhe në një luftë për topin në zonën e penalltisë, Musiala u rrëzua nga prapa nga Donnarumma dhe ra me gjithë peshën e tij mbi këmbën e Musialas, duke ia thyer këmbën asit të Bayernit.
Portieri i Bayernit, Manuel Neuer, e dënoi ashpër veprimin e Donnarummas dhe tha se portieri i PSG-së ishte i vetëdijshëm se mund t’ia thyente këmbën Musialit.
Megjithatë, menjëherë pasi foli Neuer, u shfaq një tjetër gjigant midis shtyllave, Thibaut Courtois, i cili mori anën e Donnarummas.
"Është e ekzagjeruar që njerëzit e fajësojnë Donnarummën sepse si portierët ashtu edhe sulmuesit shkojnë për topin, dhe kur kjo ndodh, as sulmuesit nuk mendojnë nëse do të na godasin në fytyrë”.
“E kuptoj Neuerin sepse Musiala është shoku i tij i skuadrës dhe kjo e lëndon, por vetë veprimi i Donnarummës ishte i pashmangshëm. Donnarumma duhej ta bënte", deklaroi Courtois. /Telegrafi/





















































