LAJMI I FUNDIT:

Netflix apelon që të ndalohet sfida “Bird Box”

Netflix apelon që të ndalohet sfida “Bird Box”

Ofruesi amerikan i shërbimeve mediatike Netflix, u ka bërë thirrje njerëzve që menjëherë të ndalojnë sfidën “Bird Box”, sepse rrezikojnë të lëndohen seriozisht.

Sfida mban të njëjtin emër me filmin i cili për protagonist kryesor ka aktoren Sandra Bullock, që është një triler post-apokaliptik, ku personazhi të cilin e luan Sandra Bullock, Malorie Hayes, bashkë me dy fëmijët e saj duhet të kalojnë një lum dhe një pyll me sy të lidhur, në mënyrë që të shmangin krijesat mbinatyrore të cilat, njerëzit të cilët i shohin ato, i bëjnë të kryejnë vetëvrasje.


E përditshmja britanike Independent, shkruan se sfida “Bird Box” tashmë është përqafuar nga shumë njerëz të cilët kryejnë obligimet e përditshme duke pasur sy të lidhur, që është një imitim i personazhit filmik Malorie, përcjell Telegrafi.

Sfida është përhapur në Twitter dhe në YouTube, ku dy video bloger kaluan 24 orë me maskë gjumi në vend të syve.

Gazeta ka publikuar disa video ku shfaqen njeriu dhe qeni duke shëtitur me sy të lidhur, ose një baba me dy fëmijët e tij duke ecur me sy të lidhur.

Netflix reagoi ndaj sfidës në mediat sociale duke paralajmëruar për rreziqet.

“Nuk mund të besoj se më duhet ta them këtë, por, ju lutemi mos e dëmtoni veten me këtë sfidë të quajtur Bird Box”, shkroi Netflix në profilin zyrtar në Twitter.

"Bird Box", filmi më i shikuar në histori të Netflixit
Lexo po ashtu "Bird Box", filmi më i shikuar në histori të Netflixit

Më 28 dhjetor, Netflix njoftoi se 45 milionë e 37 mijë e 125 llogari kanë parë filmin Bird Box, që është shikueshmëria më e lartë e një filmi të Netflixit në shtatë ditët e para. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

Botë
Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Botë
Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Botë
Kalo në kategori