LAJMI I FUNDIT:

Netanyahu po mendon një emër të ri për luftën në Gaza, ky aktuali më nuk po i pëlqen

Netanyahu po mendon një emër të ri për luftën në Gaza, ky aktuali më nuk po i pëlqen

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu thuhet se dëshiron të ndryshojë emrin e ofensivës brutale të Izraelit në Gaza, me shumë gjasa në “Genesis War”.

Ai u tha ministrave se emri “Shpata e Hekurt” është më i përshtatshëm për një operacion afatshkurtër sesa një luftë, njoftoi transmetuesi publik izraelit Khan. Edhe ministrat ndajnë mendimin se duhet ndryshuar emri.

Emrat alternative përfshijnë “Lufta e Gazës”, “Lufta e Zanafillës” dhe “Lufta Simchat Tora”.


Izraeli është i gatshëm të arrijë kompromis për një tjetër pauzë humanitare në Gaza
Lexo po ashtu Izraeli është i gatshëm të arrijë kompromis për një tjetër pauzë humanitare në Gaza

Si “Zanafilla” dhe “Tora Simchat” kanë kuptim të rëndësishëm fetar. Zanafilla është emri i librit të parë të Biblës Hebraike dhe Dhiatës së Vjetër të Krishterë. Ai flet për krijimin e botës dhe origjinën e popullit hebre.

Simhat Tora është një festë që shënon fundin e ciklit të leximit të Torës, librit të shenjtë hebre.

Netanyahu së fundmi bëri një deklaratë të fortë përmes rrjeteve sociale se lufta kundër Hamasit dhe sulmet në Rripin e Gazës nuk do të përfundojë pavarësisht presionit ndërkombëtar.

Ndryshe, më shumë se 19 mijë palestinezë janë vrarë që nga 7 tetori ndërsa mbi 1200 në radhët e izraelitëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Botë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Kalo në kategori