Nga: Simon Tisdall / The Guardian (Titulli origjinal: In the midst of war, Benjamin Netanyahu is a liability who can only make things worse. He must go)
Përkthimi: Telegrafi.com
Pse Benjamin Netanyahu është ende kryeministër i Izraelit? Më shumë se çdo tjetër lider politik – në të dyja anët e ndarjes Izrael-Palestinë – ai është përgjegjës për tensionet spirale, për ndarjet dhe zemërimin që i parapriu kësaj katastrofe të tmerrshme. Për fat të keq, izraelitët dhe palestinezët janë përsëri në luftë. Megjithatë, detyra e parë e Netanyahut ishte të parandalonte mundësinë e tillë. Mjerisht, ai ka dështuar dhe masa e dështimit të tij është numri i paprecedentë i civilëve të vdekur. Premtoi siguri. Krijoi një det të lotëve. Nëse i ka mbetur ndonjë trohë integriteti, ndonjë fije turpi, nuk duhet t’i presë hetimet e pashmangshme. Ai menjëherë duhet të japë dorëheqje.
Karriera e gjatë politike e Netanyahut është karakterizuar nga frika dhe nga konfrontimi. Tashti, si zakonisht, përgjigja e tij hakmarrëse ndaj sulmit mizor të Hamasit në fundjavë, është të premtojë akoma më shumë dhunë, përshkallëzim më të madh. I paralajmëroi njerëzit e rrethuar të Gazës që të largohen nga shtëpitë e veta, teksa bombardimet ajrore të Izraelit po intensifikohen dhe forcat e tij tokësore po mblidhen në mënyrë masive. Por, ata janë të mbyllur nga të gjitha anët. Ku duhet të shkojnë? Në det? Kjo nuk është politikë racionale, humane apo e qëndrueshme. Qëndrimi i Netanyahut në pushtet, duke luftuar për të justifikuar dhe falur gabimet e veta, vetëm sa do t’i përkeqësojë gjërat.
Shumë izraelitë këtë e kuptojnë goxha mirë, edhe nëse Netanyahu dhe aleatët e tij fajtorë dhe qëllimisht provokues – të koalicionit të ekstremit të djathtë – këtë nuk po e kuptojnë. “Kryeministri i cili është krenuar për përvojën e tij të gjatë politike dhe me dijen e pazëvendësueshme mbi çështjet e sigurisë, nuk arriti të identifikonte plotësisht rreziqet në të cilat ai, me vetëdije, po e çonte Izraelin qëkur e krijoi një qeveri të aneksimit dhe të shpronësimit”, tërheq vërejtjen një editorial në gazetën që anon kah e majta, “Haaretz”. Duke miratuar politikën që “haptas injoronte ekzistencën dhe të drejtat e palestinezëve”, Netanyahu përplasjen e bëri të pashmangshme.
Nuk ishte i papritur shpërthimi i zemërimit palestinez. Prej muajsh kjo po vinte, mes dhunës pothuajse të përditshme vdekjeprurëse në Bregun Perëndimor ku kolonët e djathtë izraelitë, të nxitur nga ministrat ekstremistë si Bezalel Smotrich dhe Itamar Ben-Gvir, dukej se vepronin pa u ndëshkuar. Nëse analizohet në kontekstin e refuzimit të Netanyahut për të menduar për çdo lloj “procesi të paqes” së negociuar, zgjerimi i pamëshirshëm i vendbanimeve të paligjshme dhe një prani në rritje e hebrenjve në Malin e Tempullit, kah xhamia al-Aksa, veçse ia shtoi benzinën zjarrit që po digjej.
Mes sinjaleve të tilla të frikshme, befasia ishte për kohën, vendndodhjen – në jug të Izraelit – dhe për shkallën e shpërthimit, për pengmarrjen masive nga Hamasi dhe mungesën e mjerë e të qartë të gatishmërisë së institucionit të politikës dhe të sigurisë izraelite. Tashti kur nisën vdekjet, Netanyahu, mund të përpiqet – si në të kaluarën – t’ia bart fajin shefave ushtarakë dhe të inteligjencës të cilët nuk arritën të parashikonin stuhinë e afërt. Një tjetër dështim mahnitës ishte muri i madh pengues i Gazës i 1.1 miliardë dollarëve – 65 kilometra i gjatë, gjashtë metra i lartë – të cilin sulmuesit e kapërcyen me lehtësi të madhe. Megjithatë, siguria në fund varet nga kryeministri i vendit, jo nga blloqet dhe nga telat me gjemba.
Veçse kanë filluar bisedimet jozyrtare për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar, për t’u përballur me krizën më të keqe të Izraelit që nga lufta e Jom Kipurit e vitit 1973 – atë që ambasadori i tij në OKB e quan “11 shtatori i Izraelit”. Disa argumentojnë se ndryshimi i udhëheqësve, në një moment të tillë, do të shfaqte dobësi. Por, çdo qeveri do ta ketë të vështirë nëse Netanyahu – objektivi kryesor i protestave të fundit masive pro-demokracisë dhe kundër “reformave” të tij gjyqësore, si dhe subjekt i procedimeve penale komprometuese – është pjesë e saj. Ai është pengesë për Izraelin, është turp për miqtë e tij. Ai duhet të shkojë.
Thënë kështu, për çështjen e menjëhershme nuk duhet të ketë asnjë keqkuptim nga kritikët e Izraelit. Nuk ka asnjë justifikim për atë që sapo ka ndodhur. Veprimet vrastare e çnjerëzore të Hamasit janë krejtësisht të pafalshme, pavarësisht nga ankesat. Qëllimi i tyre duket se është që të shkaktojnë dhimbje maksimale, pastaj të sfidojnë Izraelin të bëjë më të keqen teksa bota shfaqet e tmerruar. Nëse qëllimi strategjik i Hamasit ishte rifitimi i vëmendjes për kauzën palestineze dhe të prishte tendencat drejt normalizimit izraelito-arab, ai tashmë ka pasur sukses. Por, ajo që ka bërë shkaktoi një dëmtim të rëndë dhe të qëndrueshëm.
Tashti po krijohet një situatë jashtëzakonisht kërcënuese dhe komplekse për sigurinë. Teksa po merr parasysh hapin e ardhshëm, zgjedhjet e Izraelit në Gazë janë që të gjithat të këqija. Vetë ideja e negociatave me Hamasin, në këtë pikë, është e neveritshme. Por, grupi mund të pritet të kërkojë bisedime për lirimin e 100 ose më shumë pengjeve izraelite, në këmbim të lirimit të një numri disproporcional të palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite. Ky mund të ketë qenë një tjetër qëllim kryesor – pas inkursionit. Përndryshe, Izraeli mund të vazhdojë ose të shtojë sulmet e tij ajrore në Gazë, të rrezikojë jetën e pengjeve dhe të përballet me fajësimin ndërkombëtar për vdekjet e tjera të civilëve.
Një opsion tjetër është të forcohet bllokada ekzistuese e Gazës, e cila duket se po ndodh – me ministrin e Mbrojtjes që thotë se Izraeli ka vendosur një “rrethim të plotë”. Përsëri, vuajtjet njerëzore që do të rezultojnë, do të jenë barrë për Izraelin. Më e rrezikshmja nga gjithçka, mund të kryejë pushtim tokësor duke ripushtuar një zonë të cilën e liroi më 2005 dhe duke e ekspozuar kështu veten ndaj perspektivës së një lufte të zgjatur urbane. Duke deklaruar se Izraeli është në luftë, Netanyahu u zotua të shkatërrojë Hamasin dhe të eliminojë grupet e të njëjtit mendim të mbështetur nga jashtë – si Xhihadi Islamik. Është hiperbolë joreale. Pushtimi i Gazës, nëse fillon në ditët në vijim, ka më shumë gjasa të sigurojë që dhuna pafundësisht të përjetësohet.
Armëpushimi dhe bisedimet duhet të ndodhin, herët a vonë, dhe i ashtuquajturi komunitet ndërkombëtar mundet dhe duhet të kompensojë vjetët e neglizhencës ndaj konfliktit Izrael-Palestinë. Nëse Joe Biden dëshiron të shpëtojë normalizimin Izrael-Arabi Saudite dhe Marrëveshjen e Abrahamit, nëse ShBA-ja dhe Evropa duan të parandalojnë tërheqjen më të gjerë të luftës me Hezbollahun në Liban dhe me milicitë anti-izraelite të mbështetura nga Irani në Siri dhe në Irak, nëse demokracitë perëndimore duan të mbajnë Rusinë (dhe Kinën) nga zgjerimi i mëtejshëm i ndikimit rajonal, ata duhet t’ia japin fundin qasjes së heshtur ndaj çështjes palestineze që, në mënyrë efektive, ka fuqizuar palët e vijës së ashpër nga të gjitha anët.
Është e lehtë – dhe potencialisht problematike – shpallja e solidaritetit të pavdekshëm dhe të padiskutueshëm me Izraelin, ashtu siç bënë Rishi Sunaku dhe udhëheqësit e tjerë perëndimorë gjatë fundjavës. Ata duhet të veprojnë, jo të pozojnë. Gjithashtu, duhet të marrin përgjegjësinë e lidershipit dhe të përfshihen drejtpërdrejt në realizimin e asaj që, pavarësisht gjithçkaje, mbetet e vetmja zgjidhje e disponueshme, e besueshme dhe e qëndrueshme – shteti i pavarur palestinez, sovran, që bashkëjeton paqësisht me Izraelin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLetra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë
"Kam grua jashtë", kriset marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit në Big Brother VIP Albania?
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova